Kai Shappley, një aktiviste transgjinore 11 vjeçare po largohet nga shteti i Teksasit pasi ka luftuar kundër përpjekjeve të vazhdueshme të këtij shteti për të imponuar ligje kundër komunitetit transgjinor. “Mami shiti shtëpinë dhe çdo gjë që nuk futet dot në makinë, sepse shteti ku unë u linda nuk është më i sigurt për fëmijët transgjinorë,” shkrojti Kai në rrjetet sociale.
Mamaja e Kai-t, Kimberly Shappley vazhdoi përpjekjet për të qëndruar në Teksas vitin e fundit, pavarësisht se shteti i Teksasit diskutoi plot 50 projekt ligje për të ndaluar çdo kujdes mjekësor për fëmijët transgjinorë. Madje prindër të fëmijëve transgjinorë u hetuan për abuzim ndaj fëmijëve. Një proejktligj i ri në Teksas synonte ti kthente në krim shërbimet mjekësore ndaj fëmijëve transgjinorë. Kimberly tha se dëmi ishte bërë tashmë dhe se ajo nuk do donte të qëndronte më në një shtet që i kishte shkaktuar traumë familjes së saj.
Burimi: www.nbcnews.com