Aktivistja egjiptjane që promovon të drejtat LGBT në botë përmes vallëzimit
Foto: Pink News
Një aktiviste për të drejtat LGBT, me prejardhje nga Egjipti, ka zgjedhur një mënyrë kreative për të protestuar për të drejtat LGBT. Ajo është belly dancer dhe gjatë performancave në vallëzim vendos një mjekër artificiale burrash për të treguar diversitetin e identitetit gjinor.
Ajo quhet Shrouk El-Attar, e cila është lezbike dhe momentalisht studion në Universitetin “Cardiff” , ka statusin e refugjates për LGBT nga Egjipti në Britaninë e Madhe. Duke performuar si “Dancing Queer” në Francë, Holandë dhe Japoni, aktivistja po mbledh para për të siguruar të drejtën në edukim, kjo për arsye se azilkërkuesit në Britaninë e madhe duhet të përballen me koston e lartë të edukimit, teksa proteston trajtimin që iu bëhet personave LGBT në Egjipt- një realitet të hidhur që ajo e ka mësuar në moshën 9 vjeçare.
Kur ajo ishte e vogël, mësuesja e saj i mësonte asaj dhe fëmijëve të tjerë se homoseksualiteti është një mëkat i madh. Që atëhere El-Atar nisi luftën e brendshme me veten. “Unë nuk doja që të identifikohesha si ata personat e tmerrshëm që do të digjen në ferr vetëm se kanë lindur me këtë orientim seksual”.
Azilkërkuesit në Britani trajtohen si studentë ndërkombëtar në Britaninë e Madhe, por në ndryshim nga studentët e tjerë ata paguajnë trefishin e tarifave. Kur ajo u pranua si refugjate për LGBT, edukimi i saj u pezullua dhe mbeti përgjysëm për shkak të tarifave shumë të larta./k.m/
Burimi: Pink News