Aktivistet transgjinore mbledhin përmes fushatës online para për realizimin e kirurgjisë së ndryshimit të seksit

Mia Violet është një 29 vjeçare britanike, blogere transgjinore dhe autore pranë “Yes, You are Trans Enough”. Për shkak se kirurgjia e ndryshimit të seksit është e shtrenjtë si dhe sigurimi shëndetësor nuk do të financojë pjesën e mbetur të tranzicionit të saj gjinor, ajo po zgjedh një alternativë interesante për të zgjidhur problemin.
Teksa shumë persona trans nuk mund të aksesojnë shërbimin kirurgjikal të ndryshimit të seksit, tranzicioni gjinor është vërtetuar se lehtëson disforinë gjinore që personat e komunitetit trans ndiejnë.
Në Britani sipas anketave të realizuara, disforia gjinore mund të jetë shqetësuese dhe të shkaktojë depresion. Kirurgjia e ndryshimit të seksit shihet si shpresa e fundit nga komuniteti trans. Për këtë arsye blogerja transgjinore Mia Violet po përdor hashtag-un #TransCrowdFund për të hyrë në kontakt me donatorë të mundshëm në Twitter.
Duket se fushata ka qenë e suksesshme pasi blogerja ka mbledhur rreth 3.230 paund. Meqenëse shumë persona transgjinorë që kërkojnë trajtim nuk mund ta marrin për shkak të kushteve ekonomike, kjo lloj fushate duket si mundësia më e mirë. Kjo lloj fushate po bëhet gjithnjë e më popullore dhe në SHBA, në mënyrë që të përfundohet tranzicioni gjinor./k.m/
Burimi: NewsMavens