Në hapësirat e Kishës “Ungjilli i Krishtit-Metropol” sot u mbajt një aktivitet me qëllim mikpritjen e gazetares italiane, Nausicaa Della Valle. Gjatë kësaj nate, të shoqëruar me muzikë dhe lutje, ajo ndau eksperiencën e saj si një “ish-lesbike”. Ajo pretendon së ëshë “shëruar” nga homoseksualiteti, pas disa vite të të jetuarit si lezbike. Ndërsa tani, është angazhuar t’i “konvertojë” të gjithë personat LGBTIQ+ dhe t’i “udhëzojë” në “Rrugën e Zotit”.
Akil Pano, një ndër personat më të zëshëm kundër komunitetit LGBTIQ+ dhe familjeve LGBTIQ+, gjatë një emisioni televiz, në të cilën gazetarja Della Valle ndau historinë e saj të “shërimit”, ftoi të gjithë njerëzit të bashkoheshin me ta në aktivitetin e të dielës mbrëma.
Aktivistët LGBTI+ iu përgjigjën ftesës së Akil Panos dhe shkuan sot në kishën e tij në kryeqytet për ta ndjekur nga afër këtë ngjarje si dhe për të dëgjuar “rrugëtimin” e “shërimit” të Nausicas.
Aktivisitja LGBTIQ+, Xheni Karaj, e cila dorë për dorë me të dashurën e saj hynë në hapësirat e kishës, shkroi “Erdhëm me mëndjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç …. Mbetëm lezbike e gej!”
Ndër të tjera, ajo u shpreh “Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Përëndinë, ti flasë edhe atij për dashurinë. Sepse-edhe njëherë-“Dashuria është e durueshme, plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset. AMEN!
Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të aktivistes Karaj: https://www.historiaime.al/lgbt/xheni-ju-deshmoj-si-me-foli-perendia/
Kjo, me gjasë është edhe hera e parë që ngjyrat e flamurit LGBTIQ+ zbukuruan hapësirat e Kishës “Ungjilli i Krishtit”, të paktën në Shqipëri.