Aktivistët LGBT kundër projektligjit për komunitetin trans

Aktivistët për komunitetin LGBT kanë dalë kundër projektligjit për të drejtat e personave transgjinorë në Indi pasi ata shprehen se miratimi i tij përbën rrezikshmëri për të drejtat e transgjinorëve. Projektligji për mbrojtjen e të drejtave të personave transgjinorë i propozuar në vitin 2016 parashikohet të paraqitet në parlament këtë muaj.
Aktivistët shprehen se projektligji ka shumë cene në përmbajtjen e tij ndaj është shumë herët që të miratohet. Ky projektligj u hartua nga Ministria e Drejtësisë dhe Fuqizimit Social.
Protesta planifikohet të zhvillohet në rrugën “Sansad Marg” e cila të çon drejt parlamentit.
Aktivistët LGBT shprehen se projektligji ka probleme të shumta në hartimin e tij.“Projektligji dëfton se certifikatat që e njohin identitetin gjinor do të lejohen për personat transgjinorë vetëm pas ekzaminimit mjekësor. Pra mua më duhet të zhvishem përpara gjyqtarëve ose mjekëve për të provuar që jam një transgjinore?! Ndaj apeloj që përpara se zyrtarët të propozojnë projektligje ata duhet të edukojnë fillimisht veten për çështjet e transgjinorëve” u shpreh Aparna Banerjee, aktiviste transgjinore.
“Ky projektligj eleminon të drejtën tonë për të vetëvendosur për identitetin gjinor me të cilin identifikohemi. Shumë persona transgjinorë nuk identifikohen më si transgjinor por mbeten midis dy alternativave: mashkull ose femër. Liria për të zgjedhur identitetin gjinor që duam duhet të mbetet në vullnetin tonë dhe jo në atë të një pale të tretë” u shpreh Anindya Hazra, një aktiviste tjetër për komunitetin LGBT./k.m/
Burimi: Pink News