Akrobati gej i propozon të dashurit live në Italia’s Got Talent
Për herë të parë në një TV italian, një akrobat gej u fejua me të dashurin e tij live.
Propozimi ndodhi të enjten (7 maj) në Italia’s Got Talent pasi trupa akrobatike e Les Farfadais kryen një rutinë me The Power of Love.
Gjatë opinioneve të jurisë, një nga balerinët u kthye nga i dashuri i tij dhe tha në Anglisht: “Sot kemi performuar në një unazë.
“Dhe kjo unazë na bashkoi në punën tonë, në pasionin tonë, në atë çfarë duam. Dhe unë do të doja të dija … ”
Ai më pas u ul në gjunjë dhe nxorri një unazë fejese. I dashuri i tij i mbytur në lot, tha ‘po’ dhe gjyqtarët dhe audienca shpërthyen në duartrokitje.
“Ju betohem. Ne nuk e dinim këtë gjë, “tha prezantuesja e emisionit. “Sa bukur!”
Martesa gej është e paligjshme në Itali, por kohët e fundit janë bërë hapa drejt njohjes së bashkëjetesës brenda të njëjtit seks.
Në shkurt, gjykata më e lartë e apelit në Itali vendosi se martesa e gejve nuk është një e drejtë kushtetuese, por çiftet e të njëjtit seks kanë të drejtë për mbrojtje të caktuara.
Shikojeni propozimin më poshtë:
Marrë nga: www.gaystarnews.com