Adoleshenti u hodh nga ndërtesa ‘sepse ishte gej’- por komandanti i ISIS që e përdhunoi atë djalë u fal
Terroristë të ISIS vranë një djalë adoleshent sepse ishte ‘gej’ – por njeriu që e përdhunoi atë, thjesht u shkarkua dhe u dërgua në vijën e frontit.
Djali 15-vjeçar është arrestuar nga ISIS me akuzën e homoseksualitetit dhe u hodh nga maja e një ndërtese në qendër të Deir ez-Zor, Siri.
“Ekzekutimi i tmerrshëm u zhvillua para një turme të madhe,” tha një aktivist lokal që dëshmoi vrasjen për median e lajmeve siriane Ara.
Djaloshi thuhet se u kap “në shtëpinë e një lideri të ISIS” të enjten.
“Djali u akuzua se ishte angazhuar në një marrëdhënie homoseksuale me oficerin e shquar të ISIS Abu Zaid el-Jazraëi,” tha Saraj al-Din.
Gjykata Sharia në Deir ez-Zor kërkoi vdekjen e Abu Zaid pasi është homoseksual, por komandantët e ISIS ndërhynë dhe kërkuan që ai të dërgohet për të luftuar në Irak.
“Abu Zaid u detyrua të largohet nga Siria dhe të bashkohet me frontet luftarake në Irakun veriperëndimor. Vendimi është marrë nga udhëheqja e ISIS,” tha al-Din.
Shteti Islamik ka pësuar humbje të rënda muajt e fundit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ISIS ka ekzekutuar të paktën 30 persona sepse ishin gej.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, muajin e kaluar, mbajti diskutimin e tij të parë mbi sulmet e ISIS ndaj personave LGBT në Lindjen e Mesme.
Drejtori ekzekutiv i Komisionit për të drejtat Ndërkombëtare të njeriut për Gejtë dhe Lezbiket, Jessica Stern, tha se dhuna homofobike e Shtetit Islamik ishte frymëzuese e milicive të tjera dhe “aktorëve private” për të sulmuar gejtë.
Ajo tha gjithashtu se persekutimi i njerëzve LGBT në Irak dhe Siri ka filluar shumë kohë para se të shfaqej ISIS.
Stern tha: “Përveç burrave të perceptuar si gej, njerëzit që identifikohen si transgjinorë dhe lezbiket janë midis atyre që janë përdhunuar dhe vrarë,” shtoi ajo.
Ajo bëri thirrje për strategji të veçanta për të luftuar sulmet kundër gejve, duke përfshirë veprime specifike të OKB-së për të shpërngulur ata më në nevojë./A.A.