Administrata e Obamës ka hedhur një hap të madh në luftën për të drejtat e transgjinorëve
Administrata Obama po planifikon të nxjerrë një dekretikombëtar për të gjitha shkollat publike që të lejojnë studentët transgjinorë të përdorin tualetet që korrespondojnë me identitetin e tyre gjinor, raporton New York Times.
Administrata planifikon të dërgojë një letër për të gjitha shkollat, të premten me detaje se si të mbrojnë nxënësit transgjinorë. Letra do të nënshkruhet nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe Departamentit të Arsimit, dhe shkollat që nuk i binden letrës mund të përballen me një padi ose dhe humbjen e ndihmës federale, raporton Times.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë vendosi se Ligji HB 2 i Karolinës së Veriut ka shkelur Aktin e të Drejtave Civile të SH.B.A.-ve, i cili mbron njerëzit nga diskriminimi ndër të tjera edhe në bazë të identitetit të tyre gjinor. Ligji shumë kontroversial i Karolinës së Veriut thotë se njerëzit transgjinorë duhet të përdorin tualetet që korrespondojnë me gjininë e tyre të përcaktuar në lindje, dhe parandalon qeveritë lokale të miratojnë mbrojtje anti-diskriminuese për njerëzit e komunitetin LGBT.
“Asnjë student nuk duhet të përjetojë kurrë përvojën e ndjesisë se nuk është i mirëpritur në shkollë ose në një kampus universitar,” tha John B. King Jr., sekretari i Departamentit të Arsimit, në një deklaratë për Times. “Ne duhet të sigurojmë që të rinjtë tanë të dinë se kushdo qofshin apo pavarësisht se nga vinë, ata kanë mundësinë të marrin një arsim të mirë në një mjedis të lirë nga diskriminimi, ngacmimi dhe dhuna.”
Kjo nuk do të ishte hera e parë që presidenti mban qëndrim mbi këtë temë. Në prill, presidenti dënoi ligjin HB 2 të Karolinës së Veriut, si dhe ligjet e tjera anti-LGBT në Misisipi./A.A.