Adidasi i jep një mësim homofobëve ditën e Shën Valentinit
Gjigandi i sportit Adidas u bashkua me miliona njerëz nga e gjithë bota për të festuar dashurinë në të gjitha format e saj.
Marka sportive postoi në Instagram një foto të dy vrapueseve femra të cilat ishin veshur me tuta të njëjta, me titull: “. Dashuria që merrni është e barabartë me dashurinë që jepni”
Ndërsa shumica e njerëzve e vlerësuan kompaninë për mbështetjen ndaj komunitetit LGBT, disa nuk ishin aq të këndshëm.
Pa u stepur nga të gjithë urryesit, Adidas u përgjigj në mënyrën më të mirë për atë ditë – duke u dërguar të gjithë homofobëve një puthje e madhe!
Një përdorues americanhero123 tha: “Turp për ju Adidas! Unë do të përdor Nike tani.”
Një tjetër përdorues, Azemann, shtoi: “Çfarë dreqin Adidas? Kjo ditë është për djem dhe vajza … jo për lezbike.”
Të cilit kompania ju përgjigj: “jo azemann, kjo ditë është për DASHURINË”.
“Gwzuar Shwn Valentinin.”
Kompania kohët e fundit njoftoi se do të fusënjë klauzolë në të gjitha kontratat e saj të sponsorizimeve sportive në mbarë botën, duke afirmuar të drejtat LGBT.
Klauzola thotë: “” Adidas pranon dhe i përmbahet parimeve të diversitetit, pasi kjo është një pjesë qendrore e filozofisë së grupit Adidas.
“Prandaj Adidas garanton se kjo marrëveshje as do të ndërpritet e as do të modifikohet në rast se ndonjë atlet del hapur për publikun si një anëtar i komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual dhe transeksual).”/A.A.