Adele e çon djalin e saj në Disneyland të veshur si ‘Anna’ nga Frozen
Adele dhe partneri i saj Simon Konecki e llastuan djalin e tyre Angelo për një ditë në Disneyland në Kaliforni gjatë fundjavës, dhe madje e lejuan atë të vishej si Princesha Anna nga filmi i animuar i Disney, Frozen.
Angelo ishte në karrocën e tij me një fustan ngjyrë blu dhe të verdhë të plotësuar me këpucët e balerinave të zeza. Nëna e tij e shtynte, duke qeshur në diellin e asaj dite ndërsa i ati ecte pranë tyre.
Angelo nuk është djali i vetëm i cili është i dhënë pas karaktereve femërorë të Frozen. Për Halloween, një baba pranoi të vishej si motra e vogël Anna për motrën e madhe Elsa që do të ishte djali i tij. “Është e rëndësishme që fëmijët të dinë se prindërit e tyre do të qëndrojnë përkrah tyre pavarësisht çdo gjëje,” Babai i djalit Paul Henson tha për Huffington Post për zgjedhjen e kostumit të djalit të tyre, ” Ashley dhe unë do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë djalin tonë të lumtur dhe të mos e marrim pafajësinë dhe imagjinatën prej tij.”
Në të kaluarën, të lejoheshin djemtë të visheshin si karaktere femërorë konsiderohej shumë kontroverse dhe ndërsa kjo është ende mjaft e dukshme, derisa shkruhen artikuj si ky, shumë prindër si Adele tani e kuptojnë se heronjtë vijnë në forma të ndryshme.
Përveç kësaj, në qoftë se Adele nuk do ta lejonte Angelon të vishej si Anna, a nuk do të ishte ajo pakëz hipokrite? Ai nuk është i pari në familjen e tij që shijon një kostum që thyen rregullat gjinore. Për ditëlindjen e saj të 27-të, Adele u vesh nga koka deri te këmbët, si “heroi”, i saj George Michael.
“#gottahavefaith(duhettëkemibesim),” shkroi ajo në Tweeter për kostumin e saj: Një moto shumë e bukur prindërore./A.A