A është kjo familja më moderne në botë?
Ata janë çifti që kanë çuditur botën vitin që kaloi, kur “babai” transgjinor mbeti shtatzënë nga “mamaja” transgjinore.
Dhe tani, katër muaj pasi lindi fëmija i tyre i parë, Fernando Machado – i cili ka lindur grua – dhe partnerja i tij Diane Rodriguez – e cila ka lindur burrë- kanë zbuluar se duan ta zgjerojnë familjen e tyre.
Prindërit e rinj nga Ekuadori, janë hapur rreth jetës me fëmijën e tyre të vogël pasi u bënë çifti i parë transgjinor që kanë mbetur shtatzënë në Amerikën e Jugut.
Ata ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e fëmijës të porsalindur – por 16 javëshi me përkëdheli thirret si Caraote – që do të thotë “kërmill”.
“Ne jemi njësoj si familjet e tjera. Edhe pse mund të mos kemi të njëjtat të drejta, ne jemi njësoj,” tha Z.Machado për BBC, i cili lindi fëmijën e tij në qershor.
“Ende nuk kemi një emër – ose më mirë e kemi- thjesht po presim për ta bërë publik.”
Znj. Rodriguez, e cila ka lindur mashkull – me emrin Luis – tregoi se si nuk mendonte kurrë se do ta ndiente gëzimin e të qenit prind.
“Nuk kam menduar kurrë se do të isha nënë, sepse unë jam transeksuale,” tha ajo.
“Ligji më parë kërkonte që të njiheshe si grua, duhet të kastroheshe.”
Znj. Rodriguez spikati në vendin e saj të lindjes në vitin 2013, kur ajo u bë kandidatja e parë transgjinore që kandidoi për një vend në Kongres.
Ajo më parë ka folur se sa ka vuajtur pak para se ti dilte hapur familjes së saj, e cila e injoroi atë dhe e detyroi të jetonte në rrugë.
Znj. Rodriguez edhe është rrëmbyer disa herë.
Çifti ka mbajtur fansat e tyre të përditësuar me vazhdimësinë e shtatzënisë dhe madje kanë ndarë edhe fotografi nga maternitetit kur Z. Machado lindi në qershor.
“Gjejeni ku jemi dhe çfarë po bëjmë,’ shkruajti Z. Machado poshtë një fotoje ku çifti pozoi me rroba kirurgjie dhe rrjeta flokësh në spital.
Ai po ashtu ka ndarë një fotografi të guximshme të prerjes së tij cezariane në një përpjekje për të larguar çdo paragjykim apo keqkuptim.
Ata fillimisht e njoftuan lajmin e shtatzënisë së tyre online, duke qenë se mbetën shtatzënë natyrshëm pasi asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar operacionit për pjesën e poshtme të trupit.
Në atë kohë, Znj. Rodriguez i tha medias meksikane: “Kjo ishte dëshira e të dyve dhe nuk kishte asgjë biologjike apo juridike që të na ndalonte, kështu që vendosëm ta bënim”
“Ne jetojmë si burrë e grua. Procesi për të arritur deri këtu ishte kompleks për secilin prej nesh.
“Duke e ditur se është e drejta jonë, ne vendosëm ti shtonim një tjetër anëtar familjes sonë.”
Z. Machado ka folur edhe për momentin kur ai zbuloi se ishte shtatzënë.
Ai i telefonoi nënës së tij dhe i dërgoi asaj një foto të testit të shtatzënisë. Ajo më pas ja tregoi atë një mjeku i cili njoftoi se: “Është pozitive”.
“Unë fillova të qaja nga lumturia, frika dhe tmerri, të gjitha njëherësh. Ishte momenti më i bukur,”tha ai.
“Kurrë nuk isha ndjerë kështu më parë. Më në fund, jam plotësisht i lumtur “./A.A.