93% e meshkujve heteroseksualë në Britaninë e Madhe kanë fjetur me një djalë tjetër në shtrat
Mbi nëntë në 10 të rinj britanikë heteroseksualë janë ledhatuar me një burrë tjetër, ka zbuluar studimi i ri.
Jo vetëm kaq, por plotë 98% e kanë ndarë shtratin me një nga miqtë e tyre gej.
Dy sociologë britanikë, Eric Anderson i Universitetit të Winchesterit dhe Mark McCormack i Universitetit të Durhamit, kanë shqyrtuar atë që ata e quajnë ‘homosocialitet’ dhe i botuan ato që gjetën në revistën Burrat dhe Mashkulloriteti.
Ata besojnë se ndërkohë që djemtë heteroseksualë bëhen më pak homofobikë, ata janë më të lumtur që të jenë më intimë me miqtë e tyre.
“Ne po përqafohemi gjithmonë e më tepër” tha Jarrett, një nga të rinjtë që u intervistua.
“Ne jemi të gjithë rehat me njëri-tjetrin.”
Max, një tjetër pjesëmarrës i studimit, përshkroi se si ai dhe shokët e tij kujdesen për njëri-tjetrin pasi kanë pirë në universitet.
Pas një natë jashtë, ai tha se është i lumtur që të shohë TV, të luajë video lojëra, dhe shpesh të përqafohet me miqtë.
‘Nëse shoku juaj ka dhimbje koke, ju mund të masazhoni kokën e tij, ose thjesht të qëndroni aty së bashku duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke qeshur se sa keq ndjeheni, “tha ai.
39 nga 40 studentët e anketuar thanë gjithashtu se ata kanë fjetur në një shtrat me një tjetër djalë, të paktën një herë që nga fillimi i kolegjit.
Disa përmendën arsye praktike si psh. të strehonin një mik i cili mund të kishte ardhur për ti vizituar në konvikt ose të kishin shkuar në shtëpinë e një shoku, pasi kishin kaluar një natë jashtë, por të tjerë thanë se ata thjesht donin të ndjeheshin afër “shokëve” të tyre.
“Shumë treguan se nuk ishte e nevojshme që të ishin miq të ngushtë për të ndarë një shtrat me dikë”, thanë studiuesit.
‘Këta meshkuj janë në gjendje të ndajnë shtratin me burra të tjerë pa rrezikuar identitetin e tyre heteroseksual të perceptuar nga shoqëria.”
Anderson dhe McCormack thanë se ishin të vetëdijshëm se numri i pjesëmarrësve ishte i vogël, ata po shpresonin që të zgjeronin kërkimet në universitete të tjera dhe grupmosha të tjera në mënyrë që të merrnin një pamje më të gjerë të asaj që djemtë heteroseksualë bëjnë në shtrat.
Marrë nga: www.gaystarnews.com