6 simbole pak të njohura dhe të humbura prej kohësh të krenarisë, rezistencës dhe komunitetit LGBTQ+

Simbolizmi ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e kulturës LGBTQ+, nga flamujt që shënojnë identitetin tonë e deri te simbolet që përfaqësojnë luftën tonë për barazi në botë.
Shpesh, nëngrupe specifike brenda komunitetit queer krijojnë simbole, gjeste dhe fraza që, megjithëse nuk janë domosdoshmërisht të njohura, funksionojnë si tregues unik dhe të dobishëm për komunitetin queer.
Këto simbole të komunitetit LGBTQ+ shihen rrallë sot, megjithëse disa ende përdoren në mënyrë aktive për qëllime të tjera, jo queer.
Lambda

Pavarësisht se përdoret më së shpeshti në matjen e gjysmë jetës së një materiali radioaktiv dhe disa matje dhe ekuacione të tjera matematikore, lambda me shkronja të vogla ka gjithashtu një histori queer pas saj.
Aktivisti dhe dizajneri grafik Tom Doerr zgjodhi shkronjën e 11 të alfabetit grek si shenjë e çlirimit të homoseksualëve në vitin 1970 për Aleancën e Aktivistëve Gay të Nju Jorkut. Ai zgjodhi simbolin për shkak të lidhjes së tij me “një shkëmbim të plotë energjie në atë moment ose hark kohor dëshmitar të aktivitetit absolut”.
Simboli u njoh zyrtarisht si një simbol ndërkombëtar i çlirimit të homoseksualëve në 1974 dhe është përdorur nga disa grupe të ndryshme aktiviste të komunitetit LGBTQ+
Pesëshja

Po është e vërtetë, pesëshja potencialisht e gjurmon kuptimin e saj tek një lojtar bejsbolli homoseksual në vitet ’70, i cili e përdori atë si një simbol krenarie dhe identifikimi.
Historia thotë se lojtarët profesionistë të bejsbollit, Glenn Burke dhe Dusty Baker, shpikën gjestin gjatë një loje më 2 tetor 1977, ku Baker bëri vrapin e tij të 30-të duke sjellë fitoren në shtëpi.
Burke, i cili përfundimisht doli si një nga atletët e parë profesionistë publikisht homoseksualë, përdori pesëshen rreth San Franciskos si një mënyrë për të identifikuar individë të tjerë queer në zonë.
Dora vjollcë

Në vitin 1969, pasi gazeta lokale San Francisco Examiner publikoi disa artikuj që demonizonin kulturën LGBTQ+ në rajon veçanërisht, baret dhe klubet queer, një organizatë aktiviste e njohur si grupi i Teatrit Gay Guerrilla organizoi një protestë jashtë zyrave të saj.
Pasi tensionet gjatë protestës fillimisht paqësore filluan të rriteshin, punonjësit e Examiner thuhet se hodhën bojë printeri mbi turmën, e cila po këndonte thënie të çlirimit queer drejt dritareve të tyre.
Megjithatë, nuk pati pasojat e dëshiruara që kishin menduar punonjësit e botimit, pasi grupi filloi të vizatonte parrulla të Krenarisë në muret e ndërtesës së tyre duke përdorur bojën, njëra prej të cilave bëhej thjesht duke goditur dorën në mur.
“E premtja e dorës vjollcë” siç quhet sot, më pas u bë e dhunshme pasi policia nënshtroi protestuesit, madje duke u thyer dhëmbët disave. Që atëherë, dora e purpurt ka qenë një paralajmërim për protestuesit që tregon sulme ndaj pakicave queer.
Unaza A-save dhe letrave

Sipas një artikulli nga Gay Star News, unaza e asit është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të treguar nëse dikush është aseksual. Në mënyrë tipike, unaza mbahet në gishtin e mesëm, ngjashëm me vendin ku do të vendosnit unazën tuaj të martesës.
Simboli fitoi popullaritet rreth vitit 2005 sipas Rrjetit të dukshmërisë dhe edukimit aseksual (AVEN), i cili gjithashtu përmendi se “materiali dhe dizajni i saktë i unazës nuk është i rëndësishëm për sa kohë që është kryesisht i zi”.
Në mënyrë të ngjashme, letrat e lojës së asit janë një tregues i aseksualitetit si një lojë fjalësh.
Rinoceronti livandos.

I destinuar si një simbol për një fushatë reklamimi publike për të rritur shikueshmërinë LGBTQ+, rinoceronti i livandos u përdor kryesisht në vitet ’70 rreth Bostonit si simbol i Krenarisë.
Krijuesit Daniel Thaxton dhe Bernie Toale krijuan këtë koncept sepse “rinoceronti është një kafshë shumë e keqkuptuar”.
Në vitin 1974, Gay Media Action po përgatitej të niste fushatën reklamuese të rinocerontit livando, kur zyrtarët në Metro Transit Advertising thanë se fushata nuk mund të përcaktohej si një projekt I shërbimit publik, një vendim ky, që trefishoi koston e saj.
Gay Media Action e shtyu komunitetin të fillonte të përdorte simbolin kudo dhe kurdo./ Pershtati ne shqip Anxhela Kokoshi, per Historia Ime nga Pinknews