20 Nëntori/ Dita Përkujtimore e viktimave të krimeve të urrejtjes nga komuniteti trans

Një ceremoni përkujtimore është zhvilluar në shenjë nderimi për 309 personat e vrarë nga komuniteti trans. Kjo ceremoni zvillohet në kuadër të Ditës Përkujtimore të viktimave nga komuniteti trans (International Transgender Day of Remembrance).
Kjo ditë nisi në vitin 1999 pas vrasjes së një gruaje transgjinore në vitin 1998, Rita Hester. Kjo ditë shtë shënjuar në datën 20 nëntor. Pavarësisht disa prej lëvizjeve revolucionare për të drejtat e komunitetit trans në këtë vit, duke veçuar këtu depatologjizmin e personave trans nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, komuniteti trans përballet me një sërë sfidash, i nxitur nga rritja e lëvizjesve të krahut konservator në Evropë dhe përtej.
Midis viteve 2008 dhe 2018, rreth 3.000 persona trans dhe persona me identitet gjinor jo-binar, janë vrarë në botë si dhe numri i viktimave është rritur ndër vite. Sipas të dhënave nga projekti monitorues i vrasjeve të personave trans në botë “Transrespect vs Transphobia” (TMM), ka pasur rreth 369 raste të raportuara të vrasjeve të personave trans dhe personave me identitet gjinor jo-binor për periudhën nga 1 tetor 2017 deri në 30 shtator 2018.
Vetëm kohëve të fundit, aktivistët trangjinorë gjatë një demonstrate në Ukrainë janë sulmuar nga grupimet e krahut të djathtë politikë. Në vitin e shkuar kemi observuar normalizimin e narrativës dhe retorikës anti-trans në median e Evropës Perëndimore./k.m/
Burimi: IGLYO