15 vjeçari që nuk e kupton se pse prindërit e tij nuk mund të martohen
Një 15 vjeçar me prindër të të njëjtit seks i ka kërkuar Anëtarit të Asamblesë Legjislative të tij lokale që ti shpjegojë se pse ai votoi pro bllokimit të martesave brenda të njëjtit seks.
Martesa brenda të njëjtit seks është e ligjshme, në Angli, Uells dhe Skoci, por vazhdon të jetë e bllokuar në Irlandën e Veriut nga Partia Demokratike Sindikaliste.
Një shumicë e Kuvendit irlandez Verior votoi në favor të barazisë martesore me 53 vota pro dhe 51 kundër vitin e kaluar, por Partia Demokratike Sindikaliste (DUP) përdori pushtetin e procesit të paqes për të bllokuar propozimet për herë të pestë.
Partia është akuzuar për “abuzimin” e peticionit të shqetësimit, që u fut për të inkurajuar ndarjen e pushtetit dhe mbështetjen ndër-komunitare, për ti “vënë veto” legjislacionit të martesës me gjithë mbështetjen e qartë të shumicës.
15 vjeçari Darragh Tibbs, nga County Down, ngarkoi një video në YouTube për të adresuar çështjen.
Tibbs shpjegon se ai është fëmija i një familjeje të të njëjtit seks, por prindërve të tij janë ende u mohohet e drejta për t’u martuar edhe pas 21 vitesh së bashku.
Megjithatë, ai zbuloi se Anëtari i Asamblesë Legjislative të tij lokale Gordon Dunne ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur barazinë mbi këtë çështje – dhe ai i shkroi për ta pyetur se pse.
Në letrën e tij, ai thotë: “Unë jam 15 vjeç dhe një votues i juaji. Unë jetoj shumë afër zyrës tuaj.
“Ju votuat kundër barazisë martesore në votimin e vitit të kaluar: Dua të di pse. Unë jam fëmijë i një marrëdhënieje të të njëjtit seks dhe nuk shoh absolutisht asnjë arsye pse vëllait tim dhe mua duhet të na mohohet një strukturë e sigurtë familjare.
“Mua më duket krejtësisht e arsyeshme që prindërit e mi; të cilët kanë qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme për njëzet e një vjet, të cilët kanë dy djem, duhet të mbështeten nga qeveria e tyre.
“Çfarë ju jep ju të drejtën të më hiqni mua dhe vëllait tim të drejtën për mbrojtje ligjore për familjen tonë?
“Po ju kërkoj të më shpjegoni pse. Nuk dua të marr një përgjigje të papërcaktuar. Unë do të doja që të jeni transparent, të jeni një figurë e përgjegjshme, një udhëheqës i elektoratit tim.”
Por kanë kaluar gjashtë javë që kur Z. Tibbs dorëzoi letrën e tij dhe zoti Dunne nuk është përgjigjur ende.
Duke përmendur Kodin e Sjelljes të Kuvendit të Irlandës Veriore, adoleshenti shtoi: “Unë mendoj se duke u fshehur nga një 15 vjeçar i cili dëshiron vetëm të dijë se pse, nuk po tregohet një figurë e përgjegjshme.”
Ai nxit të tjerët të dërgojnë letra për Anëtarët e Asamblesë Legjislative të tyre lokale që votuan kundër barazisë për ti pyetur përse./A.A.