13 vjeçari vret veten pas vitesh të tëra ngacmimi homofobik
Një 13-vjeçar gej ka vrarë veten pas shumë vitesh ngacmimi homofobik, si fizik ashtu edhe emocional.
Midis shumë fyerjeve të tjera dhe abuzimit fizik, Unsworth ishte quajtur “zana” dhe “djali gej”.
Mamaja e tij tha për Courier Mail: “Ai ishte një djalë shumë femëror, i pëlqente moda, i pëlqente make-upi dhe djemtë gjithmonë talleshin me të, duke e quajtur atë djali gej, pederast, zana; kjo ishte një gjë e vazhdueshme që nga viti i 5-të.”
Duke shkruar online, ajo tha: “Unë e di që ti nuk ke më dhimbje tani biri im dhe ata nuk mund të të ngacmojnë më, por kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, shkroi Amanda, pasi pa trupin e pajetë të djalit të saj.
“Unë thjesht doja që të zgjohej dhe të vinte në shtëpi me mua.
“E gjithë kjo për shkak të disa ngacmuesve. Tani unë nuk e kam më tim bir dhe kurrë nuk do të mund ta shoh djalin tim të bukur gjallë.”
Unsworth ishte shtruar në spital kohët e fundit pasi u godit në nofull me një dru gardhi.
Nëna e tij, Amanda tha se ai nuk donte të kthehej në shkollë pasi u shërua.
Funerali i 13-vjeçarit do të zhvillohet më 1 dhjetor. Për ata që do jenë prezent në ceremoni, nëna e tij kërkoi që ata të veshin rroba me ngjyra për të thënë lamtumirë për djalin e saj.
Drejtoresha e shkollës së Unsworth-it, Jacquita Miller tha se ajo nuk ishte në dijeni të dhunës psikologjike, që ka ndodhur në Shkollën e Mesme të Aspley.
Ajo tha se “ndjente me të gjithë” ata të prekur nga vdekja e tij.
Nëna e tij tha se ai donte të bëhej stilist dhe se ai gjithmonë ishte i lumtur ti ofronte asaj këshilla mode./A.A.