Në kuadër të ditës ndërkombëtare mbi ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit transgjinor, si dhe përkujtimin e viktimave të këtj komuniteti në botë, ne përkujtojmë 10-vjetorin e vdekjes së Kristinës.
Kristina ishte pjesëtare e komunitetit transgjinor në Tiranë, e cila u vra duke u masakruar në mënyrë çnjerëzore me fyt të prerë, prapa ish-hotel “Dajti”.
Sikur të mos mjaftonte vdekja makabre e Kristinës, në kronikat e lajmeve të vitit 2019 ajo etiketohet vazhdimisht si “transvestit” duke iu drejtuar si “ai” dhe herë herë si homoseksual.
Trupin e pajetë të Kristinës, nuk erdhën ta tërhiqnin familjarët e saj nga Elbasani duke e lënë disa ditë në morg, por në banesën e fundit e përcollën shokë dhe shoqe nga komuniteti.
Procedurat me dënimin e vrasësit të Kristinës, ndonëse pati dëshmitarë, u zvarritën deri në harresë.
Sot, në përkujtimin e viktimave të komunitetit transgjinor, vrasja e Kristinës, duhet të shërbejë si këmbanë alarmi në lidhje me dhunën e vazhdueshme dhe diskriminimin e madh që has ky komunitet në përditshmëri. Rasti i Kristinës nuk është i izoluar, porse dhuna dhe frika vazhdon të jetë e pranishme në jetën e pjesëtarëve të komunitetit transgjinor në Shqipëri. Sjellim ndërmend dhunën që u ushtrua ndaj Anxhelës vetëm disa ditë më parë dhe bëjmë thirrje për ndërgjegjësim.