Portali PinkNews ka publikuar një listë të 10 vendimeve që konsiderohen si fitore për të drejtat LGBTI+ gjatë vitit 2020 në të gjithë botën. Nga fitoret politike të politikanëve mbështetës për komunitetin LGBTI+, te dekriminalizimi i homoseksualitetit dhe njohja e martesave brenda gjinisë, viti që lam pas, pati dhe momenteje fitoreje për diversitetin dhe barazinë.
1.Njohja e martesave në Zvicër, Kosta Rika dhe Irlandën Veriore.
Dashuria vijon të triumfojë dhe që prej vitit 2020, martesa brenda gjinisë është e lejuar në shtetet e Zvicrës, Kosta Rikës në Amerikën Qendrore dhe në rajonin e Irlandës Veriore në Mbretërinë e Bashkuar.
Njohja e martesës është një mesazh i rëndësishëm triumfi për të drejtat LGBTI+ dhe lista e shteteve që lejojnë martesat sa vjen edhe rritet.
Zvicra njeh martesat e të njëjtit seks! | Historia ime
Kosta Rika, legalizon martesat e të njëjtit seks
2. Lëvizja për ndalimin e terapive konvertuese po merr vrull në të gjithë botën.
Pjesë e ndryshimeve pozitive për vitin 2020, u bë padyshim dhe Shqipëria, me ndalimin e terapive konvertuese nga Urdhri i Psikologëve në vend.
Së bashku me Shqipërinë, terapinë e konvertimit e ndaloi dhe Gjermania, Shteti amerikan i Virxhinias dhe qyteti Meksiko në Meksikë. Qindra udhëheqës fetarë në botë u bashkuan me thirrjet për ndalimin e të tilla terapive.
Shqipëria ndalon me ligj terapinë e konvertimit të personave LGBTI! | Historia ime
Gjermania ndalon ‘terapinë e konvertimit’ të komunitetit LGBTI tek të miturit | Historia ime
3. Mbretëria e Bashkuar ka të parin ligjvënës panseksual në botë.
Ligjvënësi i Partisë Liberal Demokrate Layla Moran doli hapur si panseksual, duke u kthyer në rastin e parë në botë dhe duke rritur më tepër dukshmërinë e këtij komuniteti.
“Panseksualiteti për mua nënkupton se atributet fizike të personit me të cilin ju keni rënë në dashuri nuk kanë rëndësi, por ka rëndësi vetë personi.”, u shpreh Moran gjatë daljes hapur.
4. Gaboni dhe Butani dekriminalizojnë homoseksualitetin.
Shteti afrikano-qendror i Gabonit dhe Butani i Azisë Jugore dekriminalizuan homoseksualitetin, duke i hapur rrugë advokimit për të drejta të barabarta për komunitetet LGBTI+ në vendet e tyre.
5. Vendimi i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen nga Diskriminimi prej orientimit seksual apo identitetit gjinor.
Në qershor, trupi më i lartë gjykues në SHBA sanksionoi mbrojtjen e personave LGBTI+ nga diskriminimi në vendin e punës dhe në shoqëri, në të gjithë 50 shtetet federale të SHBA.
Vendimi historik në SHBA: Punëtorët e komunitetit LGBT nuk mund të pushohen nga puna! | Historia ime
6. Kuota përfaqësimi në Akademinë e Filmit në Hollywood.
Në ceremoninë e Oscars, do shohim gjithnjë e më shumë persona LGBT+. Prej vitit 2024, filmat që do të duan të kualifikohen për ceremoninë e rëndësishme, do të duhet të përmbushin disa kritere përfaqësimi për personat LGBTI+.
7. Humbja e Donald Trump në SHBA.
Fitorja më e madhe politike këtë vit i takon Joe Biden dhe Kamala Harris, dhe bashkë me to sigurisht dhe i gjithë komuniteti LGBTI+ në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, duke i dhënë fund udhëheqjes së Donald Trump dhe pengesave që ajo krijoi për barazi dhe të drejtat për personat LGBTI+.
8. Vala e ylbertë në zgjedhjet në SHBA.
Njëkohësisht me Joe Biden, në SHBA fituan dhe dhjetëra legjislatorë LGBTI+, figura të rëndësishme që ishin pjesë e listës prej 600 kandidatësh LGBTI+ në zgjedhjet e nëntorit.
9. Elliot Page del hapur si transgjinor.
Aktori amerikan Elliot Page, doli hapur si transgjinor me një mesazh të fortë dashurie dhe një alarm për situatën me të cilën personat transgjinor përballen në të gjithë botën.
10. Mbretëria e Bashkuar lejon dhurimin e gjakut nga meshkujt gej dhe biseksualë.
Rregullat diskriminuese që ndalojnë meshkujt gej dhe biseksualë të dhurojnë gjak në Mbretërinë e Bashkuar u hoqën, duke vendosur një shembull që duhet ndjekur dhe nga shtete të tjera të botës që praktikojnë të njëjtat parime diskriminuese.