10 burra arrestohen në Tanzani për shkak të homoseksualitetit

Sipas organizatës ndërkombëtare “Amnesty International”, policia zhvilloi një mësymje pranë plazhit me emër Pongwe Beach në Tanzani, duke arrestuar disa burra mbrëmjen e së shtunës (3 nëntor).
Gjashtë të tjerë arritën të arratisen, duke u larguar nga vendngjarja. Të arrestuarit po mbahen në stacionin policor në Chakwal në Unguja. Asnjë akuzë nuk është bërë akoma ndaj tyre. Martesat gej ende mbeten ilegale në vend dhe mund të ballafaqohen me burgim të përjetshëm në Tanzani nëse personat homoseksualë kryejnë marrëdhënie seksuale.
Sipas organizatës, këta djem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Policia ka raportuar se djemtë ishin ulur pranë njëri tjetrit në çifte. Seif Magango, drejtues i Amnesty International për rajonin e Afrikës Lindore i bëri apel autoriteteve tanzaniane për lirimin e të arrestuarve.
“Kjo mësymje ndaj komunitetit në Tanzani dëshmon për mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut në Tanzani, e nxitur prej retorikës diskriminuese që buron nga qeveria” u shpreh Magango. Ky i fundit u shpreh se tahsmë ekziston rreziku se këta të arrestuar do ti nënshtrohen një ekzaminimi anal./k.m/
Burimi: Pink News