10.000 të rinj të pastrehë nga LGBT për këtë vit
Me mijëra të rinj kanë qenë të pastrehë gjatë vitit 2017, duke përfshirë në këtë list rreth 10.000 persona nga komuniteti LGBT.
Të dhënat empirike nga studimi i kryer tregojnë se rreth 45.000 persona të moshës nga 18-24 vjeç kanë kërkuar asistencë pranë autoriteteve lokale për këtë vit.
Shifrat e marra nga 234 këshilla bashkiakë tek “Freedom of Information” u kërkuan nga partia politike “Demokratët liberalë” në Britaninë e Madhe.
Rreth 100 këshilla bashkiakë dhe autoritete lokale nuk ofruan informacion për numrin e të rinjve të pastrehë që kishin kërkuar akses ndaj shërbimeve për strehim. Kjo lë hapësirë për spekulim se shifra më e saktë për numrin e të rinjve të pastrehë në Britaninë e Madhe mund të jetë diku rreth 70.000.
Edhe pse statistikat gjithëpërfshirëse janë të vështira për tu realizuar, puna kërkimore nga shoqata bamirëse “Albert Kennedy Trust” ka arritur në përfundimin se çereku i të rinjve të pastrehë i përket komunitetit LGBT+. Kjo nënkupton se numri i personave të pastrehë nga LGBT mund të variojë nga 10.000 deri 17.000.
Zoti Vince Cable, lideri i Partisë së liberalëve demokratë i cilësoi këto shifra si “turp kombëtar”.
Në një intervistë për “The Guardian” ai u shpreh: “Këto shifra nxjerrin në pah krizën që po prek të rinjtë. Situata rëndohet akoma më shumë nga vendime qeveritare, që e rëndojnë situatën ekonomike të të rinjve”.
Drejtuesi i shoqatës bamirëse “Albert Kennedy Trust”, Tim Sigsworth theksoi rëndësinë e marrjes në konsideratë të një problematike sociale që po përhapet shumë shpejt./k.m/
Burimi: Pink News