Politikat e Irakut dhe Domenikës ndryshojnë qëndrimet për çiftet LGBTQ+.
Republika Domenikane dhe Irani ndodhen dhjetë mijë kilometra larg njëri-tjetrit. Sa në distancë fizike, aq edhe kulturore, sociale dhe historike. Megjithatë brënda javës së fundit, qeveritë e të dy vendeve kanë marrë dy vendime të kundërta me njëri-tjetrin për ligjshmërinë e mardhënieve të çifteve LGBTQ+.
Parlamenti i Irakut ka votuar ligjin për dënimin me burg nga 10 deri në 15 vite të mardhënieve seksuale mes të njejtit seks. Sipas këtij ligji të ri, personat transgjinorë do të vuajnë dënimin me burg nga 1 deri në 3 vite. E gjitha kjo nën propozimin e mbështetësve të fesë islame në vend. Grupet politike të djathta e konsiderojnë këtë si një hap mbrapa kundër të drejtave të njeriut.
Ligji mban edhe nene të tjera, ku parashikohen dënime me heqje lirie për ato që përshfaqin homoseksualitetin, prostitucionin, doktorët që kryejnë ndërhyrje për ndërrimin e seksit, apo meshkujt që kanë sjellje feminine.
Votimi i ligjit u shty, për shkak të vizitës së kryeministrit Mohamed Shia al-Sudani’s në SHBA në fillim të prillit, që thuhej se do të ndikonte në votim. Duke pohuar se’’nuk donim të ndikonim vizitën shtetërore, dhe ne nuk i pranojmë ndërhyrjet në çështje të brendshme’’

Të vendosura në legjislaturë nga pushtimi Britanik i Karaibeve gjatë viteve 1800, ligjet kundër homoseksualitetit janë akoma në fuqi në disa vende si Jamaika apo Grenada, në Republikën Domenikane, Gjykata e Lartë javën e kaluar ka hequr nga kushtetuta ligjin që kriminalizonte mardhëniet seksuale mes të njëjtës gjini qoftë mes meshkujve apo femrave. Çdo fajtor rrezikonte 12 vite burg, dhe mundësinë për trajtim psikiatrik të detyruar. ‘’Çështja u soll në vëmendje publike së fundmi nga një burrë anonim që jeton në republikn në mes të Karaibeve, duke deklarurar se ndihej vazhdimisht i frikësuar nga kufizimet ligjore, edhe pse kryente mardhënie intime me dëshirën e tij’’ siç raporton BBC.

Në po të njejtin rruzull, në po të njëjtat kohëra, sistemet dhe të drejtat njerëzore duket sikur nuk po ecin në linjë të drejtë vazhdimisht. Megjithatë, ky është një mesazh i fortë për secilin prej nesh për tu kujtuar historinë dhe të sigurohemi që mos ti kthehemi kurrë!
Referenca: https://apnews.com/article/iraq-lgbtq-law-85e5e55cde7a581631c484ad83b0773c , https://www.thepinknews.com/2024/04/23/dominican-high-court-overturns-law-criminalising-same-sex-relations/