Korriku është muaji i dedikuar për të reflektuar dhe festuar diversitetin brenda komunitetit queer, përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara. Queer Disability Month veçanërisht për ata që bashkjetojnë me aftësitë e kufizuara, por edhe si pjestarë të komunitetit LGBT+.
Njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me sfida, të cilat shpesh janë të ndërlikuara nga stigmatizimi dhe diskriminimi. Forma të ndryshme të aftësive të kufizuara përfshijnë aftësi fizike të kufizuara, aftësi mendore dhe intelektuale të kufizuara, si dhe çrregullime të shikimit dhe dëgjimit. Secila prej tyre sjell sfida unike, duke përfshirë mungesën në aksesimin e shërbimeve, edukim dhe punësim. Dhe kur kombinohen me ato që përballen personat LGBT+, rezultati është një vështirësi e shtuar që kërkon ndërhyrje specifike.
Shumë e rëndësishme gjatë këtij muaji Queer Disability Month është me qenë edukimi dhe ndërgjegjësimi.
Gjithashtu është mbështetja dhe aleanca. Aleatët kanë një rol të madh që mund të luajnë këtë muaj dhe përtej tij.
Ata mund të ndihmojnë duke mbështetur dhe lobuar për gjithëpërfshirje tek miqtë dhe familjarët duke promovuar një mendësi gjithëpërfshirëse.
Njohja dhe respektimi i të ndryshmes dhe përvojave jo vetëm që përmirëson jetën e atyre që janë të prekur drejtpërdrejt, por gjithashtu forcon shoqëritë tona sepse diversiteti sjell kreativitet, inovacion, përfshirje dhe bashkëpunim e në tërësi një shoqëri më të mirë
Sëbashku mund të krijojmë një botë ku të gjithë, pavarësisht nga identiteti, orientimi seksual, shprehja e gjinisë apo aftësia e kufizuar, mund të jetojnë me dinjitet dhe respekt.
Gjeni këtu histori personale të personave me aftësi të kufizuara dhe LGBT+