Fjala non-binary” nënkupton se një person nuk identifikohet ekskluzivisht si mashkull apo femër. Në vijim do mund të kuptoni më shumë për këtë identitet të gjinor, me grimca të një përvoje personale, si dhe me disa këshilla praktike për miqtë e familjarët tuaj jo-binarë.
Vetë nga fjala ‘’binar’’ afërmëndsh të kujtohen binarët e trenit të cilët të çojnë në një itenerar të planifikuar nga dikush. Por gjinia nuk është e tillë, as seksualiteti e as mënyra se si ne i shprehim ato.
Ju rikujtojmë se identiteti i gjinor është një përvojë dhe perceptim i brendshëm i individit, i plotësisht i ndarë nga gjinia biologjike.
Në terma të thjeshta, një person jo-bianar është dikush që nuk identifikohet ekskluzivisht si mashkull apo femër. Ata mund të ndiejnë një përzierje gjinore ose të mos kenë asnjë gjini. Një person jo-binar ndihet më autentik, më i vërtetë me veten atëherë kur mund të jetë i sinqertë me njerëzit që e rrethojnë. Shumë të rëndësishme janë dhe ndryshimet e praktikuara që bëhen për të respektuar dhe njëhsuar identitetin gjinor. Qofshin ato fizike të jashtme, hormonale apo psikologjike.
Përemrat janë fjalët që zëvëndësojnë përdorimin e emrit të dikujt. Por edhe fjalë, profesione e role në jetë që janë tipikisht ë bazuara në gjini, si ‘’aktorja, arkitekti, motra, mësuesi, etj…’’. Të shumtë në gjuhën shqipe, përemrat diferencohen në rasa, trajta, numër, gjini, vetorë, dëftorë, pronorë. Një shembull i mirë përgjithësimi mund të jetë përdorimi i përemrave ‘’ata/ ato’’. Kjo për të patur asin nën e respektit nën mëngë.
3 mite të pavërteta:
- ‘’Është në modë’’
Identiteti në asnjë formë të vetën nuk mund të dale apo të hyjë në mode. Padyshim që nuk është diçka që njeriu e zgjedh, sesa një pjesë e rrënjosur në çka jemi. Së fundmi më shumë njerëz po shprehin hapur identitetet e tyre prej rritjes së ndërgjegjësimit dhe rritjes së informacionit në shoqëri. Më shumë njerëz po arrijnë të zbulojnë të vërtetat e tyre, e të ndihen më të sigurt ti shprehin ato. - ‘’Thjesht janë konfuzë’’.
Jo more, kur ka 8 miliardë njerëz në këtë botë pse duhet të shtërngohemi e tu përshtatemi 2 kategorive të vetme? Kur gjithsecili prej nesh është unik në fizik, mendje, gjatësi, peshë, zë mund të jetë edhe në gjini. Është esenciale të kuptojmë që gjinia është një aspekt kompleks i jetës njerëzore dhe përbëhet nga disa faktorë gjatë ciklit jetësor. - ‘’Ëshë fazë’’
Jo, është e pavërtetë. Për disa persona jo-binarë, identiteti i tyre mund të qëndrojë i njejtë përgjatëviteve, e për disa të tjerë mund të ketë ndryshime dhe tërheqje të ndryshme gjatë procesit të eksplorimit. Nuk do të thotë që po kalon një faze, por po zgjeron të kuptuarit se çka është e mundur për ty. Gjinia është një aspekt fluid që të jep mundësinë të gjesh vetveten e vërtetë.
Demi Lovato, Sam Smith, Miley Curus janë disa nga yjet e skenave botërore që kanë deklaruar identitetin e tyre hapur, duke i çelur rrugën shumë të tjerëve drejt eksplorimit më të thellë të vetes. Kjo thënë jo si një shembull motivues për të eksploruar veten në mardhënie për të cilat nuk i përkisni. Por si të vërteta të talenteve botërore.
Miqtë, familjarët dhe partnerët tuaj jo binarë mund ti mbështetini së pari duke i besuar dhe duke qenë të hapur për të besuar e dëgjuar kur ju rrëfejnë historinë e tyre.
Të lexuarit këtë artikull është një fillim shumë i mirë, si pjesë e kërkimeve tuaj mbi botëkuptimin e të qenit jo-binar. Por kini kujdes mos të ktheheni në rolin e një edukatori apo mentori, duke dhënë këshilla dhe opinione që nuk janë pjesë e njohurive tuaja të thelluara.
Sigurohuni të përdorni një fjalor sa më gjithëpërfshirës dhe ti respektoni përemrat e tyre. Një sygjerim i mire është të gjeni persona me ndikim në media sociale që mund t’ ju japin më shumë prespektiva nga e përditshmja. Përshmebull @Kai_Wes ose @BreakTheBinary.
Refernca: https://www.youtube.com/watch?v=i4JdPNzkW3s&t=397 , https://www.iheart.com/content/2021-06-23-17-celebs-with-nonbinary-genderfluid-identities-and-their-pronouns/ , https://brightside.me/articles/13-celebrities-whove-proudly-come-out-as-non-binary-or-transgender-800039/ , https://www.cosmopolitan.com/sexopedia/a32129419/non-binary/