Në datat 1 deri më 12 korrik 2024, eksperti i pavarur i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor vizitoi Shqipërinë për të vlerësuar zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut në lidhje me mbrojtjen ndaj këtyre formave të diskriminimit.
Thënë shkurt ai tha se kemi përparuar, por edhe kemi çaluar, por të shtjelluar më gjatë, qëndroni kureshtarë për mëposhtë:
Me të takuar zyrtarë shtetërorë dhe të organeve të barazisë në Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Sarandë dhe Korçë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe persona LGBT+, për të kuptuar më mirë përvojat dhe sfidat e tyre. Ai falënderoi Qeverinë Shqiptare për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë vizitës.
Shqipëria ka bërë përparim ligjor në mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT. Ligji i vitit 2010 “Për mbrojtjen nga diskriminim’’ përmban mbrojtje për orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ndryshimet në Kodin Penal të vitit 1995 dekriminalizuan marrëdhëniet konsensuale të të njëjtës gjini dhe parashikuan dënime të rënduara për krimet e motivuara nga paragjykimet. Ligji “Për strehimin social” i vitit 2018 synon të adresojë nevojat specifike të grupeve të margjinalizuara dhe të mbijetuarve të dhunës në familje
Megjithatë, disa mangësi mbeten, përfshirë mungesën e dispozitave për njohjen ligjore të bashkëjetesës së personave të së njëjtës gjini dhe njohjen ligjore të gjinisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hartuar propozime për të ndryshuar Kodin e Familjes për të adresuar këto çështje.
Një nga sfidat kryesore është zbatimi efektiv i ligjeve dhe politikave ekzistuese. Pavarësisht kuadrit ligjor të fortë, perceptimi i zyrtarëve shpesh nuk përputhet me përvojat e shoqërisë civile. Eksperti theksoi nevojën për burime të mjaftueshme dhe trajnime për të siguruar zbatimin e suksesshëm të ‘’Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI 2021-2027’’ dhe ‘’Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2021-2030’’.
Në fushën e arsimit, ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile theksuan rëndësinë e luftës kundër bullizmit dhe diskriminimit në shkolla. Shkalla alarmante e diskriminimit të nxënësve LGBT+ dhe mungesa e informacionit për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në kurrikulat e shkollës shënojnë probleme të theksuara.
Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria është anëtare e ‘’Grupit bërthamë LGBTI të OKB-së’’ dhe ka treguar angazhim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për personat LGBT+. Megjithatë, mbetet punë për të bërë në drejtim të luftës kundër retorikës armiqësore dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe sigurimin e mbrojtjes efektive për personat LGBT+ nga dhuna dhe diskriminimi.
Eksperti i pavarur i OKB-së për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor Graeme Reid theksoi rëndësinë e zbatimit efikas të ligjeve dhe politikave ekzistuese dhe adresimin e mangësive të mbetura për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT+ në Shqipëri.
Ndërsa pörmbledhjen e vizitës gjejeni të plotë në këtë link.