Akoma në vendin tone sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në numra alarmantë për sa I përket shkallës së infektimit apo edhe rasteve të vdekjes. Kjo për shkak të informacionit të mangët, dhe mos përdorimit të mjeteve mbrojtëse. Ndër infeksionet që transmetohen nepërmjet mardhënieve seksuale është edhe gonorrea, e cila është goxha e zakonshme.
E shkaktuar nga një bakter ‘’ Neisseria gonorrhoeae’’ i cili zhvillohet në zona të ngrohta dhe të lagështa të organeve riprodhuese duke përfshirë qafën e mitrës, mitrën, penisin apo uretusin. Por gonorrea mund të transmetohet edhe nepërmjet organit të syrit duke qenë se krijon një ambient të përshtatshëm për mikrobin. Transmetimi mund të ndodh prej mardhënieve orale, anale e vaginale përmes kontaktit të pambrojtur me individë të infektuar.
Simptomat më të zakonshme për burrat janë: dhimbje ose ndjesi djegie gjatë urinimit, probleme me fytin, sekrecione nga penisi, fryrje ose skuqje në majën e penisit, apo dhimbje ose fryrje testikujsh.
Ndërsa tek gratë simptomat mund të variojnë nga dhimbje ose ndjesi djegie gjatë urinimit, shtim i madh i sekrecionit vaginal, deri tek infeksione të mitrës.
Diagnoza e Gonorreas përfshin një kombinim të historisë mjekësore të individit, ekzaminimit fizik dhe testeve laboratorike. Mund të merren mostra nga zona e infektuar, si një shpërthim urthi te burrat ose një shpërthim cervikal te gratë. Testet e urinës gjithashtu mund të kryhen për të zbuluar praninë e baktereve.
Zakonisht trajtohet me antibiotikë. Megjithatë, për shkak të shtimit të qelizave rezistentë ndaj antibiotikëve, është e rëndësishme të ndiqni këshillat mjekësore dhe të ciklet e plota të antibiotikëve. Trajtimi i menjëhershëm është thelbësor për të parandaluar komplikacionet dhe përhapjen e infeksioneve.
Ky ndërlikim shëndetsor mund të parandalohet duke praktikuar gjithmonë mardhënie seksuale të mbrojtura me anë të prezervativit. Është e rëndësishme të njihen partnerët seksuale dhe njohja e statusit shëndetsor. Kryerja e shpeshtë e analizave shëndetsore sidomos për individët me disa partnerë apo që janë përdorues të drogërave.
Si një nga infeksionet seksuale më të përhapura, mund të ketë pasoja serioze në rast se nuk trajtohet. Është e rëndësishme të kuptoni në kohë shkaqet, simptomat dhe trajtimin që mund të merrni.
Në Shqiëri ndihmën e parë në rast nevoje të testimit për SST mund ta merrni pranë Instiutit të Shëndetit Publik, ose në institucione mjekësore private.