Sot të gjitha nivelet e sistemit parauniversitar shtetëror kanë hapur dyert për më shumë se 350-mijë fëmijë dhe të rinj. Shtatori duhet të jetë një moment i bukur për fëmijët dhe të rinjtë që i rikthehen shkollës, e gjimnazeve. Por në Mbretërinë e Bashkuar e në Bullgari qeveritë kanë vendosur të çthurin praktikat mbështetëse për diversitetin, që më parë i mbështesnin.
Më 2 shtator, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar publikoi udhëzimet e përditësuara, ligjërisht të detyrueshme për shkollat dhe kolegjet në Angli.
Së pari, udhëzimet e përditësuara i referohen fëmijëve dhe të rinjve që janë LGB në mënyrë pranuese, por kanë hequr referencat dhe kodet specifike për fëmijët dhe të rinjtë trans sipas kësaj shkrese.
Së dyti, qeveria atje vazhdon të refuzojë të njohë identitetet trans të të rinjve si ekzistente duke iu referuar si ‘’të paqartë’’. E kjo në thelb mohon idenë se të rinjtë mund të jenë trans.
Kjo shkresë bazohet në ‘’Cass Review’’ dhe vetëm nepërmjet kësaj analize të Dr. Ruth Pearce do mund të kuptoni sa i shtrembër është ky studim, që ka rrjedhuar në një ligj të ri për arsimin Britanik. Me prova që nuk qendrojnë, qasje patologjike dhe përjashtuese të të gjithë atyre që në fakt përdorin dhe japin shërbimet e kujdesit shëndetsor për individët trans.
Më tej, dokumenti rekomandon që familjet e kujdestarët e minorenëve të përfshihen në procesin e tranzicionit. Por sipas hulumtimit nga GALOP në 2022-shin vihet re se 2 nga 5 persona LGBT+ kanë përjetuar abuzim nga anëtarët e familjes. Ku shumica raportohet të kenë ndodhur gjatë moshës minorene për shakak të identitetit të tyre gjinor, orientimit seksual apo shprehjes së gjinisë.
IGLYO, organizata ndërkombëtare që ka nxjerrë këto deklarata shprehet mbështetëse ndaj të drejtës së privatësisë. Fëmijët dhe të rinjtë duhen mbështetur me çdo kusht për të zgjedhur vetë se kur dhe si do ti tregojnë hapur ndjesitë dhe identitetin e tyre me familjarët apo kujdestarët.
Për më tepër ky udhëzim i ri, rekomandon që shkollat ti inkurajojnë prindërit drejt vizitave tëk profesionistët e shëndetit, por në fakt identiteti dhe orientimi i fëmijëve dhe të rinjëve nuk është një urgjencë në ambulancë rrugës për te mjeku.
Krahas ndodhive në Mbretërinë e Bashkuar, Bullgaria ka ndaluar shkollat për të dhënë raste përfaqësuese pozitive të personave LGBT+, apo të folurit hapur për komunitetin LGBT+.
Kjo është pjesë e një vale sulmesh kundër arsimit gjithëpërfshirës. Ku edhe disa vende të Këshillit të Evropës kanë zbatuar kufizime të ngjashme si Hungaria, Letonia, Lituania ose Polonia.
Ky lloj legjislacioni prek gjithashtu mësuesit dhe stafin e shkollës LGBT+, duke kufizuar mundësitë dhe aftësinë për të punuar të lirë nga diskriminimi dhe paragjykimet.
Mbi të gjitha, ka një panik moral që po përhapet si pandemi në Evropë rreth të ashtuquajturës “propagandë LGBT”. Ky panik shton paragjykimet ndaj personave LGBT+, por gjithashtu mbështetet te besimi se fëmijët dhe të rinjtë nuk janë gati për të ushtruar të drejtat e tyre ose për të kuptuar identitetet e tyre.
Arsimi duhet të reflektojë rrethanat, dhe fakti qëndron se ne individët LGBT+ jemi provë e gjallë. Ndalimi i çdo shëmbëlltyre pozitive për personat LGBT+ vetëm do të krijojë shtypje dhe diskriminim.
Por pas ndodhive që përfshijnë diksutime të tilla për arsimin, për Shqipërinë ato duken të huaja, të një galaktike tjetër. Kur ne sot, edhe pse në çelje të një viti të ri akademik, nuk kemi një strategji specifike, e asnjë temë në asnjë nga lëndët mbi edukimin seksualitetin, gjininë, dhe identitetin.
Nuk është habi të ketë një vonesë pranimi dhe bashkëjetese të paqtë të mbartur në gjenerata.
Kur një tufë e opinionit publik turret ndaj një kopertinë të librit vetëm sepse ka ylber në të. Çfarë thotë për ne ky reagim si flluskë sapuni?

‘’Magjistari Merlin, një figurë e dashur në kulturën popullore, përfaqëson urtësinë, magjinë dhe mrekullinë. Prania e një zane të stilit Merlin në një libër për fëmijë duhet të nxisë imagjinatën, duke i inkurajuar ata të përqafojnë kuriozitetin dhe magjinë e dijes.
Gjithashtu, kujtojmë se Merlini, në oborrin e Mbretit Artur, këshillonte për drejtësi dhe barazi midis kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, pavarësisht prejardhjes së tyre. Kjo frymë e barazisë dhe përfshirjes është po aq e rëndësishme sot sa ishte atëherë në botën e legjendës.
Ylberi, një fenomen natyror, simbolizon diversitetin dhe bukurinë e festuar globalisht. Ai përcjell një mesazh gjithëpërfshirjeje dhe optimizmi, duke na kujtuar se bota është e pasur me ngjyra dhe dallime – diçka për t’u festuar, jo për t’u frikësuar.’’-Xheni Karaj (aktiviste për të drejtat LGBT+, Aleanca LGBT)
Deklaratat e plota: https://www.iglyo.org/resources/statement-uk-09-2024 , https://www.iglyo.org/resources/bulgaria-statement-08-2024