Nothing else matters (1)
” Në këtë ditë të ftohtë me shi, mendimet e mia më dërgojnë larg, pikërisht në ditën ku rrjedha e jetës time mori një drejtim të paimagjinuar më parë.
Ishte një nga ato ditë ku të duket sikur e gjithë bota eshte duke u permbysur dhe ti qendron në mes te rrënojave të jetes tënde monotone, duke u ngushëlluar me mendimin që gjithcka po shkon ashtu siç duhet, ashtu siç pranohet nga të gjithë, ashtu siç të kanë mësuar gjatë gjithë jetes tënde. Sapo dola nga puna dhe në kokën time silleshin vërdallë me qindra shifra dhe projekte të lëna pezull që prisnin miratimin e atyre që merrnin vendimet, si gjithandej.