Nga dashuria
Nga dashuria
vrapova i zhveshur nëpër kohë
i rrahur
i nëmur
blasfem
që vendin s’e ka në botë
se vajza dua
se dua djem.
Nga dashuria
guxova të provoj të gjitha frutat
e seksit të ndaluar
dhe zotërit më hodhën
jo në tokë
por në ferr
me rrobën stigmatike të robit të mallkuar
lumpen
magjypkë e peder.
Nga dashuria
në vetmi u braktisa
fillikat
rrugëve
prej pllenuesve
kërkoj një tjetër lule
kërkoj një tjetër flutur
pranverë
për t’u pjalmuar.
Nga dashuria
u ngrita
pas çdo rrëzimi
David me hobe dhe
zemër në dorë
e tash nuk jam vetëm
me të vegjlit u rrita –
rinor që kërkon një tjetër
epokë.
Nga Klodi Leka