Kujtimet e Klajdit (41)
U kthyhem nga Durrësi, pastaj shkuam sërish. Pastaj u kthyhem e shkuam sërish atje. Sa herë kishim mundësi e gjenim një strehë ku të kalonim gjithë kohën vetëm me veten tonë. E në të gjitha këto herë unë tentoja me gjithë vullnetin, mendjen, e me shpirtin tim që ta njihja Ensin më mirë. Disa herë ishte fare e thjeshtë. Herë të tjerë ky ishte një mision i pamundur.