Kujtimet e Klajdit (19)
Jeta e një të riu sot është aq shumë e lidhur me ekranin e një kompjuteri sa asgjë nuk do të kishte kuptim pa këtë copë elektronike që ndonëse nuk ndjen dot asnjë emocion, arrin të dokumentojë çdo përvojë, çdo ndjesi, çdo njohje të re, çdo emocion e çdo opinion të të rinjve e të fëmijëve që jetojnë sot, në këtë botë gjithnjë e më të mbyllur, më individuale e në shumë raste më të vetmuar se bota e ish-fëmijëve që pinin kafenë me gjyshen në ballkon apo në aneksin e shtëpisë!