Histori dashurie nga vajza e nates
Ishte data 30.04.2012 kur u takova për herë të parë me një femër që ndjen si unë. U njohëm rastesisht në facebook, më bëri kërkesë miqësie. Me aq sa pash në foto më pëlqeu, ishte tepër e mirë. Kisha kohë që prisja të njihesha me ndonjë vajzë dhe ja, fati më erdhi dhe mua në derë. E pranova ftesën dhe filluam të flisnim gjatë në inbox derisa më kërkoi numrin e celularit. Sapo ia dhashë numrin më telefonoi, më bëri për vete ai zë. Flisnim gjatë në telefon, shkëmbenim mendime nga më të ndryshmet, pak nga pak po dashurohesha me atë njeri. Vendosëm të takoheshim.