Dhuna javët e fundit duket se nuk po kursehet ndaj personave LGBT+ në Ballkan. Ngjarje të ndryshme kanë ndodhur në shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor duke e kthyer rajonin një vend ku siguria mund të vihet në dyshim. Kjo duket se ka ardhur edhe prej marshimeve të muajve dhe javëve të Krenarisë që kanë ndodhur deri më sot në Tiranë dhe Prishtinë. Përveç sulmeve të vazhdueshme që kemi raportuar edhe më parë, për të cilat ripërmendja do të na sillte trishtim të tepërt, dy ngjarje të patolerueshme kanë ndodhur së fundmi në Prishtinë dhe Beograd.
Tabela e ‘’QIKA’’ Qendrës për Informacion, Kritikë, dhe Aksion në Kosovë, është shkarravitur me bojë të zezë, dhe kjo besohet të ketë ndodhur pas publikimit të emisionit ‘’Ngjyrat e Krenarisë’’ i cili flet për seksulitetin, gjininë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, vendosjes së flamurit LGBT+ në ballkon, dhe raportimeve tyre të vazhdueshme mbi Javën e Krenarisë.
Mbi këtë akt vandalist ato kanë reaguar: “Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”. Ato shprehen se aktivizmi dhe qëndersa e tyre për të barazi e liri nuk do të ketë të ndalur.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/06/image-4.png)
Ndërsa në Beograd, ku sulmet ndaj personave LGBT+ fatkeqësisht kanë qenë më të shpeshta, artisti Alexis VanderCunt Plastic ka publikuar videon ku sulmohet dhe dhe foto të plagëve që ka marrë prej sulmit nga agresori.
Njëherazi ai është shprehur:
“Të premten dola prej Qendra Informuese e Krenarisë ta ndizja një cigare e teksa po e pija, një djalë erdhi dhe e theu shtizën e flamurit. Si person që ka përjetuar bullizëm gjatë gjithë jetës për faktin e të qenit gej dhe feminin, kam mësuar se vetëmbrojtja është mënyra e vetme për të mbrojtur veten. As vetëdijshëm nuk e bëj tash (vetëmbrojtjen) – e godita me kanaçe në shpinë, ai më goditi në gju me shkopin e flamurit të thyer dhe sigurisht pastaj iku. E vetmja kërkesë që e kam është që kur të shohim gjëra të të mos qëndrojmë të heshtur, t’i ndihmojmë ata që sulmohen, që të mos e lëmë aktivizmin të nisë e të përmbyllet vetëm në internet; kjo është mënyra se si mund të ndryshojmë diçka. Sa i përket sistemit, jo vetëm që ka dështuar, por nuk ekziston dhe këtë e shohim çdo ditë në lajmet e kronikës së zezë.’’
Qendra Informuese e Krenarisë në Beograd që nga hapja në 2018 ka marrë 20 sulme, nga agresorë të ndryshëm. Në ironi të plotë me punën që ata bëjnë kundër dhunës dhe dëshirës për të informuar publikun.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/06/image-3.png)
Këto raste janë vetëm maja e ajsbergut, e atyre institucioneve, organizatave dhe individëve që guxojnë të raportojnë e denoncojnë. Por është e pagjurmueshme ajo çfarë ndodh në realitet me diskriminimin, e dhunën e marrë kryesisht nga personat LGBT+. Një barrë e rëndë që vjen nga dhunuese agresorë. Kjo dhunë është barra e secilit që nuk ka forcën për ta përballur e denoncuar prej rrethanave të ndryshme jetësore.
Por, nga vjen kjo dhunë? Pse?
Pyetje me mënd, thënë shkurt kjo vjen nga secili prej nesh.
Vjen nga ne që tolerojmë ngacmimet më të vogla, tolerojmë dhunën e prekjet fizike që të vegjël, tolerojmë dhunën që i bëhet dikujt tjetër ‘’Se nuk është puna jonë’’.
Kjo dhunë e agresion vjen nga pavullneti i policisë, prokurorëve, gjykatave, ministrive për të marrë seriozisht dhe për të dënuar çdo rast. Kjo do të ishte një shembull i mirë. Prapseprapër jo është një zgjidhje afatshkurtër. Friak nga të dënuarit nuk do na çojë larg.
Por çka do të zgjaste, është edukimi në familje dhe në shkolla për të pranuar gjithsecilin. Familjet e shëndetshme, e instucionet efikase janë pikënisja dhe shtysa. Për të respektuar dhe për të qenë të hapur për të njohur gjithçka që nuk kuptojmë.
Dhuna nga agresorë që shajnë e kërcënojnë nga tastiera, apo që marrin guximin të gjuajnë me gurë, vandalizojnë hapësirat publike, apo të dhunojnë fizikisht dikë është alarmante.
Referenca: https://www.dylberizm.com/2024/06/11/i_bg/ , https://www.dylberizm.com/2024/06/12/qika/