Çfarë të provosh më parë?
Posted On 11/04/2024
0
Dita e Bajramit të Madh mbyll zyrtarisht muajin e Ramazanit, i cili për të gjithë besimtarët myslimanë është periudha më e rëndësishme e vitit. Me të simbolizuar sakrificën përmes agjërimit dhe solidaritetin nëpërmjet dhurimit çdo besimtar mundohet të jetë më afër Zotit.
Por, siç edhe përshkruam në këtë artikull mardhënien e hershme mes besimit islam dhe mardhënieve mes së njëjtës gjini, në një lundrim të zakonshëm personal në internet pamë edhe një kronikë me titull:’’ 17-vjeçari A.GJ: Prej moshës 6-vjeç falem dhe predikoj fenë time’’ dhe përmbajtje të një minoreni që beson dhe predikon fenë myslimane. Deri në këtë pikë nuk ka asnjë polemikë apo pikë për të ngritur pyetje.
Çka të bën të mendosh, lidhet me situatën tonë. Ose më mirë për të thënë, timen. Si një djalë heteroseksual ka qenë që në fëmijëri e pamundur të vishje fustane, apo të eksperiementojë identitetin tim gjinor, orientimin seksual apo mënyrën se si unë mund ta shprehja gjininë. Por ka qenë e ngulitur në mua që unë vija nga një familje muslimane.
Pse lejohet dhe shtyhet një fëmijë 6 vjeçar drejt predikimit të fesë, pa qenë i ndërgjegjshëm dhe fuqiplotë për ta kuptuar? Duke e marrë për të mirëqenë që është e dobishme?
Pse nuk lejohet një djalë të eksperimentojë me identitetin e interesat e veta seksuale por ndikohet për besimet e veta fetare dhe parimore?
Absolutisht që kjo pikëpyetje nuk ka për qëllim të ngrejë urrejtje ndaj komuniteteve fetare, sesa të na bëjë të kuptojmë më mirë që në fakt, thellë-thellë gjithpërfshirja, pranimi, toleranca dhe dashuria qëndron në thelb të të dyjave. Siç edhe uroi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu’’Zoti sjelltë mirësi, begati dhe paqe në të gjithë botën”.
Referenca: https://www.oranews.tv/vendi/17-vjecari-ahmed-gjini-prej-moshes-6-vjec-falem-dhe-predikoj-fene-time-i1152038 , https://top-channel.tv/2024/04/10/kreu-i-kmsh-uron-fiter-bajramin-zoti-sjellte-miresi-begati-dhe-paqe-ne-te-gjithe-boten/
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025