At Nikolla Xhufka, çudia më e madhe vërtet tre ditë zgjat.
Artikull me kontributin e: Altin Hazizaj, Isa Myzyraj, Adela Alikaj, Amarilfo Ferrcanji, dhe Agon Rexhepi.
Ngjarja që ka bërë bujë në fillim te shtatorit për priftin ortodoks At Nikolla Xhufka, i cili u përfshi në një skandal mediatik i nxitur nga emisioni investigativ ‘’Piranjat’’ në Syri TV mori vëmendjen publike prej përfshirjes së religjinoit dhe kontradiktave mbi seksualitetin e priftit.
Megjithatë, si zakonisht edhe jehona e kësaj ngjarjeje në opinionin dhe vëmendjen publike nuk zgjati shumë. Në emision, u publikuan mesazhe erotike midis tij dhe një mashkulli tjetër, duke nxjerrë në pah orientimin e tiij seksual drejt meshkujve, në kontrast me qëndrimet publike kundër martesave të gjinisë së njëjtë dhe marrëdhënieve homoseksuale. Përgjigja e At Nikollës ka qenë se gjithçka ishte e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, duke mohuar vërtetësinë e mesazheve dhe xhirimeve.
Duke e konsideruar si një çëshjte që mund të marrë interpretime dhe ngjyrime të ndryshme sipas subjektivitetit, njohurive dhe bindjeve ne vendosëm që të kemi një reagim të agreguar nga disa kolegë të shoqërisë civile, aleatë, aktivistë dhe pjestarë të komunitetit LGBT+. Ku ata në përmbledhje shprehen:
Altin Hazizaj – CRCA & Pink Embassy
Altini reflekton mbi mënyrën sesi ngjarja është trajtuar dhe thekson se “comming out” i pavullnetshëm është një akt i shëmtuar dhe denigrues, pavarësisht orientimit seksual të personit apo qëndrimeve të tij publike. Sipas tij, duhet të mbështeten të drejtat e klerikëve LGBT në komunitetet fetare dhe të garantohet mbrojtja nga ligji. Ai sugjeron që çështja të fokusohet tek të drejtat themelore të njeriut dhe të mos zmadhohet artificialisht.
”Përtej faktit të ”commining out” me dhunë – që është shumë e shëmtuar – unë nuk shoh ndonjë gjë tjetër që mund të diskutohet. Është nje histori roze dhe kaq.”
Isa Myzyraj – Gazetar
Myzyraj ndalet tek etika mediatike, duke ngritur pyetjen nëse kjo histori është vërtet në interesin publik, individi nuk ka shkelur ligjin.
Isa shprehet se, pavarësisht polemikave, qëllimi i emisionit ishte të theksonte dualitetin e qëndrimeve publike dhe private të At Nikollës, jo ta sulmonte atë drejtpërdrejtë për orienimin e tij seksual.
‘’Por, nuk përjashtohet mundësia që ky emision të jetë nxitur nga angazhimi i tij fetar si themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Fan Nolit, siç e quan ai, ndërkohë që organet zyrtare të Kishës Ortodokse nuk e njohin si klerik të tyre dhe as entiteti që ai përfaqëson. Nikolla Xhufka është bërë i njohur në opinionin publik për kundërshtinë ndaj Anastas Janullatosit, drejtuesit zyrtar të Kishës Ortodokse dhe Kishës Ortodokse Greke.’’
Adela Alikaj – Qendra Streha
Në një vështrim më empatik mbi gjithëpërfshirjen, Alikaj dënon mungesën e pranimit në këtë rast nga institucionet fetare. Thekson nevojën për ndërgjegjsim dhe kujdes të shtuar në deklaratat e përmbajtjen mediatike dhe ndikimin e tyre në public.
‘’A ka vend kisha për të gjithë?
Edhe te bertash kundër është pjesë e pafuqisë së dikujt për të folur të vërtetën, pjesë e homofobisë së brendësuar. Çfarë mund të ketë vlerë për ti dhënë dritë është kur ke zë dhe e përdor për të mbuluar pasiguritë e tua, shumë të tjerë dëmtohen, goditen.
Ati prape u dehumanizua, siç dehumanizohet dhe turpërohet publikisht çdo person qe ka orientim ndryshe. ‘’
Amarildo Ferrcanji – Aktivist
Amarildo përqendrohet në ndikimin negativ që fenomenet si ky kanë mbi komunitetet dhe thekson rëndësinë e mos cënimit të privatësisë dhe ‘’coming out’’ të pavullnetshëm.
‘’Lajmsi nuk ka faj per lajmin qe jep, mua nuk me duket si nje debat “i pafajshem” mediatik, por skenari i kahershem per te demonizuar personat lgbt+ dhe perjashtuar ata nga jeta politike, sociale dhe ne kete rast edhe fetare. ‘’
Ai kritikon mediat për kryqëzimin publik të personave dhe përpjekjet për të demonizuar individët LGBT, duke nënvizuar se:
‘’Ne duhet ti meshojme faktit se besimi ne Zot dhe identiteti seksual nuk jane te mos-perputhshme me njera-tjetren.’’
Agon Rexhepi – Aktivist
Agon Rexhepi shpreh se është e padrejtë ti bësh “comming out” pa dëshirën e tij, pasi kjo mund të ketë ndikim negativ, sidomos duke marrë parasysh mentalitetin e vendit ku jetojmë. Megjithatë, ai bën një ndasi mes ekspozimit dhe sjelljes në vëmendje të dëshirave seksuale të dikujt që ka bërë dëm dhe ka përhapur urrejtje ndaj një komuniteti shumë të diskriminuar.
Rexhepi tregon se ndjen keqardhje për At Nikollën, veçanërisht kur ai përpiqet të justifikohet duke thënë se është një trill i Inteligjencës Artificiale. Do të ishte më mirë të pranonte të vërtetën e tij sesa të na trajtonte si dele.
Edhe Agon Rexhepi si Kryemadhi së fundmi, e mbyll me:
‘’Karma is a bit*ch’’