Pjesë e projektit Unë Zgjedh BE janë dhe workshopet e zhvilluar me komunitetet e margjinalizuara në qytete të ndryshme të vendit. Dy workshopet e para të zhvilluara ishin në Tiranë dhe Shkodër, përkatësisht në datat 25 shtator dhe 1 tetor.
Të organizuara nga Qendra Streha, në këto workshope u dha kryesisht një informacion mbi legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u fol për shërbimet e ofruara nga streha dhe organizata të tjera të ngjashme dhe u trajtua problematika e diskriminimit për komunitetet e margjinalizuara në vend.
Pjesëmarrësit kryesisht ishin nga komuniteti rom, persona me aftësi të kufizuar, gratë e dhunuara dhe persona të komunitetit LGBTI+.
Në workshop, u kërkuan nga pjesëmarrësit më shumë lehtësira si dhe mbështetje më të madhe nga shteti.
Situata është e vështirë përsa i përket diskriminimit, dhe shumë qytetarë ndjehen ende të neglizhuar pavarësisht përpjekjeve të shtetit për integrimin dhe ndihmën e dhënë ndaj tyre.
Në të gjitha qytetet, u dha informacioni mbi shërbimin rezidencial të ofruar nga Streha dhe kontaktet me të cilat mund të referojnë rastet.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/11/eda-2.jpeg)
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.