Unë Zgjedh BE – Workshope me komunitetet e margjinalizuara
Pjesë e projektit Unë Zgjedh BE janë dhe workshopet e zhvilluar me komunitetet e margjinalizuara në qytete të ndryshme të vendit.
Të organizuara nga Qendra Streha, në këto workshope të mbajtura në 5 qytete, u dha kryesisht një informacion mbi legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Mes pjesëmarrësve, pati diskutime mbi diskriminimin që hasin grupet vulnerabël, ai i komunitetit rom,lgbt si dhe nënat me fëmijë autikë në qytetin e Korcës.
Pjesëmarrësit kërkuan më shumë lehtësira si dhe mbështetje më të madhe nga shteti.
Njëkohësisht në Gjirokastër, situata është e njëjtë, ku grupet e mësipërme ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë që të kenë më shumë ndihmë ekonomike, pasi jetesa e tyre është e pa përballueshme, sidomos nga gratë që bëhen nëna në moshë të hershme.
Në Durrës, qytetarët pjesëmarrës ngritën si problematikë aksesin në shërbimin urban për sa i përket tetraplegjikëve. Në workshop-in e zhvilluar në Durrës u fol gjithashtu dhe mbi shërbimin e Strehës.
Në të gjitha qytetet, u dha informacioni mbi shërbimin rezidencial të ofruar nga Streha dhe kontaktet me të cilat mund të referojnë rastet.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.