Thirrje e Hapur – Intervistues Terreni

Intervistues Terreni
Qëllimi i Konsulencës
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) po zbatojnë projektin ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’. Si pjesë e aktiviteteve të këtij projekti, po kërkojmë Intervistues terreni që kanë akses në grupe vulnerable si LGBTI, Rom dhe Egjyptian, gra të dhunuara, popullsi rurale etj dhe që mund të bëjnë plotësimin e pyetësorëve në kuadër të studimit ‘’Aplikimi i ligjeve aktuale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut – krahasimi me standartet e BE”.
Backgroundi i Projektit
Qëllimi i projektit ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’ është që të mbrojë vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut duke rritur njohuritë mbi impaktin që ka procesi i integrimit Evropian në shoqërinë Shqiptare. Tre shtyllat e kësaj ndërhyrje janë të përqëndruara në a) rritjen e ndërgjegjësimit public dhe të kuptuarit në mes grupeve të margjinalizuara mbi integrimin në EU, b) fuqizimi i OSHC në përmirësimin e të drejtave të grupeve të ndryshme, c) nxitja e debatit mbi integrimin në BE: kostot, sfidat dhe benefitet.
Në kuadër të këtij projekti do zhvillohet një studim, i cili do japë një pasqyrë të qartë mbi nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, njohjen e proceseve të integrimit Evropian dhe zbatueshmërinë e ligjeve aktuale.
Detyrat e Intervistuesit të terrenit
Ø Të kryejnë pyetësorë me persona që vijnë nga komunitetet vulnerable të përmendura më sipër.
Ø Të hedhin pyetësorët në database e studimit.
Aftësitë dhe Njohuritë
Ø Akses dhe eksperiencë të mëparshme me komunitetet vulnerable.
Ø Është e preferueshme që intervistuesi i terrenit të ketë marrë pjesë në kërkime të ngjashme.
Koha e kryerjes së detyrës: korrik 2019 – nëntor 2019.
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: (i) CV në Shqip ose Anglisht ku të theksohen eksperiencat e mësipërme.
Aplikimi duhet të dorëzohet me postë tek adresa Rr. Naim Frashëri, 71, brenda datës 24 qershor 2019.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.