Bashkimi Evropian do t’i nënshtrohet rregullimit më të madh të politikës që nga themelimi i tij, me gati çdo aspekt kryesor të ekonomisë që do të rivlerësohet nën dritën e ndryshimeve të klimës dhe emergjencës ekologjike.
Marrëveshja e Re e Gjelbër përcakton një plan të madh evropian për të luftuar ndryshimin e klimës.
Synimet që do të arrihen deri në vitin 2030 janë një ulje minimale prej 40 përqind e emetimeve të gazrave serë në krahasim me nivelet e vitit 1990, kalimi në të paktën 32 përqind energji të rinovueshme në konsumin përfundimtar të energjisë dhe shtimin me 32.5 përqind në kursimet e energjisë.
Evropa do të duhet të drejtojë 1 deri 2 përqind të PBB-së së saj vjetore drejt ekonomisë së gjelbër, duke përfshirë infrastrukturën e re, prokurimin publik, hulumtimin dhe zhvillimin si dhe rivendosjen industriale.
Komisioni i BE vlerëson se janë të nevojshme investime shtesë për të arritur objektivin e klimës 2030 të BE-së në total 260 miliardë euro në vit.
Sidoqoftë, Brukseli po propozon të ndahen rreth 45 miliardë euro në vit për ndryshimet e planifikuara përgjatë viteve 2021-2027.
Sërish ka mungesa të konsiderueshme në buxhetin e planifikuar që kapin shifrën e 215 miliardë euro.
Mungesa prej 215 miliardë eurosh do të duhet të përbëhet nga kontributet nga familjet, korporatat dhe mbi të gjitha qeveritë kombëtare.
Gjithashtu, presidentja e re e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen ka premtuar 100 miliardë euro për të ndihmuar në financimin e kalimit në një ekonomi të karbonit të ulët./Euronews