Ndërsa ka mbetur vetëm një muaj për emërimin e kandidatëve për Komisionin e ardhshëm Evropian, dy vende kanë shprehur interesin që kandidati i tyre të jetë përgjegjës për portofolin e zgjerimit.
Hungaria dhe Sllovenia kanë nominuar një kandidat për komisionerin e zgjerimit. Ndërsa të dy vendet janë mbështetës të fortë të zgjerimit, shqetësimi i vërtetë është nëse të dy do të mbështesin jo vetëm integrimin ekonomik dhe politik, por edhe atë ideologjik.
Kryeministri i Sllovenisë Marjan Šarec emëroi si kandidat për Komisioner të ri Janez Lenarčič, Shefin e Misionit të Sllovenisë në Bashkimin Evropian. Anëtarja e Parlamentit Evropian nga Sllovenia Tanja Fajon beson se ai do të mbante një mbështetje të fortë për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Sllovenia ka përvojë, është afër rajonit, do të ishte përfundimisht një gjë pozitive për Ballkanin Perëndimor, sepse vendi ynë do të kryesojë Bashkimin Evropian në vitin 2021 dhe do ta vendosë zgjerimin në axhendën e tij,” tha Fajon për .
Nga ana tjetër, Hungaria emëroi László Trócsányi, ish-Ministrin e Drejtësisë dhe anëtarin aktual të Parlamentit Evropian. Ai gjithashtu shprehu interesin e tij për t’u bërë Komisioneri i ardhshëm Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit.
Sipas European Western Balkans (EWB), zgjedhja e Komisionerit të Zgjerimit nga Hungaria do të ishte një ide e keqe për një arsye kryesore, atë të ideologjisë drejtuese në politikat e Hungarisë dhe mosmarrëveshjeve mes tyre dhe Brukselit zyrtar.
Secili vend që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të respektojë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut si vlerat thelbësore mbi të cilat është ndërtuar BE, prandan është e vështirë të shihet se një kandidat nga Hungaria, vendi që është kritikuar ashpër nga Brukseli për shkeljen e këtyre parimeve, mund të bëhet përgjegjës i këtij portofoli.
Muajt e fundit Hungaria pranoi të ofrojë mbrojtje dhe azil politik për ish-kryeministrin hungarez Nikola Gruevski, i cili kërkohet nga autoritetet maqedonase për akuzat e korrupsionit dhe favorizimeve gjatë periudhës së tij si kryeministër.
Një grup i konsiderueshëm partish liberale dhe të qendrës në parlamentin evropian, po vijojnë përpjekjet për shtimin e masave shtrënguese dhe sanksioneve politike ndaj Hungarisë, si përgjigje për veprimet e saj anti-evropiane.
Vendet anëtare kanë kohë deri më 26 gusht të emërojnë kandidatët për Komisionerë. Pasi të jetë emëruar dhe pas votimit të pëlqimit nga Parlamenti Evropian në tetor, secili anëtar i Komisionit duhet të bëjë betimin./k.j