Historiku i krijimit të Bashkimit Evropian

Pas vitit 1945, në një kontinent të rrënuar nga lufta dhe uria, popujt e evropës kërkuan mënyrën për të rindërtuar të ardhmen. Të zhvendosurit u kthyen për të rindërtuar shtëpitë, siç kishin vepruar prej shekujsh. Një grup udhëheqësish politike vendosi se mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet e reja ishte të bashkonin ato gjëra për të cilat ishin përleshur mes tyre shtetet, duke krijuar lidhjet më të ngushta miqësie e besimi. Hapi i parë ishte krijimi i bashkësisë evropiane të qymyrit dhe çelikut. Pak muaj më vonë, nënshkrimi i traktatit të Romës solli krijimin e komunitetit ekonomik evropian, baza e bashkimit evropian të sotëm.

Falë këtij traktati, u hartuan politika të reja të përbashkëta. U krijua tregu i përbashkët pa kufij e barriera, për mallrat, njerëzit , kapitalet dhe shërbimet, që i dha lulëzim tregtisë ndërkufitare. Kjo i bëri të pamendueshme konfliktet mes shteteve kufitare dhe solli mirëqënie dhe mundësi për miliona evropianë, si kurrë më parë. Miratimi i këtyre 4 lirive themelore e zhvilloi shumë ekonominë evropiane duke e çuar në krijimin e bllokut më të madh tregtar të botës. Politika e përbashkët bujqësore u miratua gjatë viteve kur evropa e njihte ende mirë politikën e racioneve dhe urisë. E dinin që ushqimi ishte pika ndarëse mes jetës e vdekjes, shëndetit e sëmundjes.
Në 60 vitet e fundit, garantimi i sasisë dhe i cilësisë së ushqimit që hamë ka qënë përparësi absolute e bashkimit evropian. Pas Luftës së 2 botërore, evropianët kërkuan një politikë të fortë sociale për të ndihmuar më të dobëtit dhe traktati i romës themeloi fondin social evropian. Sot, një e treta e buxhetit të BE-së shpenzohet për kohezionin ekonomik e social. Bashkimi evropian u themelua mbi qymyrin dhe çelikun, sot, bashkimi energjetik garanton energji të sigurt, të mjaftueshme dhe në respekt të mjedisit. Përdorimi i mençur i burimeve dhe efikasiteti më i madh energjetik janë thelbësore kundër ndryshimeve klimatike duke nxitur krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen dhe investimet në evropë.
Sot evropa përballet me sfida të reja si zhvillimi teknologjik, globalizimi dhe zgjerimi i BE-së, sfida që kërkojnë zgjerimin më tej të lirive ekzistuese. Në maj 2015, komisioni nisi strategjinë për tregun e përbashkët digjital, duke u ofruar qytetarëve dhe ndërmarrjeve mundësi të reja për shfrytëzimin e të mirave që sjell ekonomia dixhitale.
Në 2016, kryetari i komisionit evropian, Zhan Klod Junker, u bëri thirrje aktorëve sociale të vendeve të zonës Euro tu bëjnë ballë sfidave me rëndësi thelbësore si varfëria dhe thellimi i dallimeve. Komisioni krijoi trupën evropiane të solidaritetit për tu ofruar mundësi më të mëdha të rinjve evropianë.
Në mbi 60 vjet jetë, traktati i Romës ka evoluar, së bashku me Bashkimin Evropian dhe doli nevoja e traktateve të reja për të qëndruar në të njëjtin hap me zhvillimin e rritjen. Natyra e bashkimit evropian e zhvillur sipas këtyrë traktateve është e një natyre të paparë deri më sot. Kemi shijuar mbi 70 vjet paqe si kurrë më parë në kontinent. Rruga nuk ka qënë e lehtë. Është një histori njerëzish, jetësh, por edhe histori institucionesh e drejtuesish , është historia e vlerave, objektivave standardeve dhe politikave të zhvilluara bashkarisht , që e çuan në krijimin e një bashkimi më të fortë mes evropianëve.
Sot më shumë se kurrë, në botën globale, vetëm të bashkuar mund ta gjejnë në të vendin tonë./rtsh
Burimi i fotos: Martus Spiske