lotësuar në këtë mënyrë ekipin e presidentes në ardhje të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që pritet të fillojë detyrën e saj më 1 dhjetor.
Oliver Varhelyi arriti t’i bindte deputetët në një raund të dytë pyetjesh me shkrim se, si komisioner i zonës BE për Zgjerimin, ai do t’u shërbejë vetëm interesave të BE-së dhe jo atyre të liderit hungarez Viktor Orban.
Liderët e Komitetit për Çështjet e jashtme të Parlamentit Europian u shprehën se kishin mbetur të kënaqur me përgjigjet e Varhelyi-t.
Tani ka mbetur vetëm të bëhet një votim i fundit, për të miratuar ekipin prej 27 anëtarësh të Von der Leyen-it, me nga një eurokomisioner për çdo shtet anëtar, përveç Britanisë së Madhe.
Votimi pritet të bëhet javën e ardhshme./atsh