Shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian arritën dje në mbrëmje një marrëveshje për një buxhet prej 168,7 miliardë euro për vitin 2020, njoftoi grupi i Partisë Popullore Europiane në një komunikatë.
“Ne kemi një marrëveshje”, konfirmoi presidenca finlandeze e BE-së në Twitter.
“Parlamenti europian pret nga shtetet anëtare një rritje prej 850 milionë në raport me propozimin e Komisionit Europian për të financuar luftën kundër ngrohjes klimatike dhe programet Erasmus për të rinjtë”, theksoi PPE.
“Ne kemi riforcuar linjat buxhetore për klimën me një gjysmë miliardë euro me këtë propozim”, theksoi Monika Hohlmeier, deputete europiane PPE dhe negociatore e Parlamentit europian për buxhetin 2020.
“Grupi PPE ka arritur gjithashtu të negociojë një financim shtesë për digjitalizimin, një çështje nga e cila qytetarët europianë të të gjitha vendeve të BE-së do të përfitojnë me punësime konkurruese, një shëndet më i mirë dhe shërbime më të mira”, shtoi ajo.
Marrëveshja jep një mbështetje më të madhe për të rinjtë duke rritur buxhetin kushtuar “Erasmus” dhe programeve “DiscoverEU”, theksoi ajo.
“Me më shumë para për prioritetet tona, një rritje globale prej 850 milionë eurosh për klimën, digjitalizimin dhe të rinjtë, buxheti i vitit 2020 është një sukses për Grupin PPE”, nënvizoi ajo.