Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shkëmbyer më shumë se 600 letra dashurie mes dy ushtarëve gej. Gilbert Bradley, ushtar gjatë Luftës së Dytë, ishte i dashuruar marrëzisht dhe shkëmbente qindra letra në fshehtësi me dashurinë e tij që nënshkruante thjesht me një “G”. U desh të kalonin 70 vjet për të zbuluar që gërma G lidhej me emrin Gordon dhe ky ishte i dashuri i Gilbertit. Në atë kohë marrëdhëniet brenda personave të së njëjtës gjini jo vetëm që nuk lejoheshin por nëse zbuloheshin marrëdhënie të tilla në ushtri dënoheshin ashpër. Ndaj dhe letrat e dashurisë mes dy ushtarëve kanë vlerë të madhe pasi na tregojnë deri diku se si kanë qenë raportet mes gjinisë së njëjtë aso kohe.
“I dashuri im! Qëndroj gjithë natën i palëvizur në shtrat, zgjuar, duke pritur postierin e parë të mëngjesit, e kur ai nuk më sjell asgjë nga ti, unë thjesht ekzistoj, si një masë nervash. Ke gjithë dashurinë time, përgjithmonë. G”.
Kjo copëz letre daton më 24 janar të 1939. Në një tjetër letër të shkruar në shkurt të 1940 shkruhet:
“I vogli im! Nuk ka asgjë që do doja më shumë në jetë sesa të të kisha këtu pranë meje, përgjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj sesi do të reagonin nëna dhe babai yt. Pjesa tjetër e botës nuk e koncepton dot dashurinë tonë, nuk e dinë se çështë dashuria…”.
Një nga letrat thotë:
“A nuk do të ishte e mrekullueshme që letrat tona të publikohen në të ardhmen, në një epokë më të ndriçuar? Atëherë e gjithë bota do mund ta shikojë se sa duhemi”.
Letrat u zbuluan në vitin 2008 pas vdekjes së zotit Bradley në shtëpinë e tij. U blenë nga muzeu Oswestry-t i cili po punon për t’i botuar në një libër.
Xheni Shehaj