Dhomat e Gjykatës Penale në Shkup dënuan të hënën me 2 vite burg një person i cili dhunoi vitin e kaluar aktivistin Bekim Asani.
Lajmin e ka dhënë vetë Asani duke shkruar se : “ Sot Gjykata Penale në Shkup dënoi me 2 vjet burg sulmuesin që më sulmoi fizikisht në qendër të Shkupit vitin e kaluar, për shkak të orientimit tim seksual.
Kjo është një fitore e madhe për mua dhe për çdo person LGBTIQ+ në Maqedoninë e Veriu”
Aktivisti nga Tetova Bekim Asani u dhunua disa herë brenda një jave vitin e kaluar ndërsa institucionet ndërkombëtare bënë thirrje aso kohe për vënien e drejtësisë në vend dhe dënimin sipas ligjit të dhunuesve.
Në 2020 aktivistët për të drejtat e njeriut dhe LGBT në Maqedoninë e Veriut shprehën zemërimin kur Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi Ligjin Anti-Diskriminim të miratuar në 2019.
Gjykata vlerësoi se çalon procedura e votimit, duke thënë se ligji duhej të ishte miratuar nga shumica e totalit të 120 deputetëve në parlament. Por, ajo u miratua vetëm nga një shumicë e deputetëve të pranishëm në dhomë në atë kohë.
“Me shfuqizimin e ligjit, shteti si dhe kjo qeveri tregojnë se personat LGBTI, si dhe grupet e tjera të margjinalizuara, janë të padukshme dhe të parëndësishme për shoqërinë. Ata po detyrohen të jetojnë sërish në frikë dhe turp, të vuajnë nga dhuna me të cilën ata përballen çdo ditë, “tha Lila Milic, në 2022 një aktiviste për të drejtat e punonjësve të seksit dhe personave transgjinorë.
Parlamenti miratoi ligjin e shumëpritur kundër diskriminimit në maj të vitit 2019, dhe shumë shpejt u nënshkrua nga Presidenti i asaj kohe Stevo Pendarovski, dhe më pas hyri në fuqi.
Risia kryesore e ligjit, mbi të cilin vendi ishte kritikuar shumë herë nga ndërkombëtarët në të kaluarën, ishte se ai përfshinte orientimin seksual si bazë për diskriminim.
Ligji i ri u pa si një fitore e madhe për të drejtat e njeriut dhe u vlerësua shumë nga komuniteti lokal LGBT, si dhe nga Komisioni i Venecias, BE dhe OSBE. / HistoriaIme