Në shqërinë tonë, gruaja shikohet si më inferiore karshi burrit, dhe shumë vajza sot mësohen që në fëmijëri se përpara dhunës duhet të heshtësh për të mirën e familjes.
Sot shumë vajza të reja dhe gra dhunohen në mënyrë të vazhdueshme dhe ato po përsëri heshtin. Heshtin nga frika se do të gjykohen prej shoqërisë dhe nga frika se askush nuk i mbron.
Janë të shumta rastet kudo në botë ku shumë gra dhe vajza janë vrarë në mënyrë makabre, pjesa me e madhe prej parterëve të tyre. Edhe në Shqipëri nuk mungojnë rastet e tilla ku vetëm gjate vitit 2020, 2980 gra raportuan dhunën në polici, ndërkohe 6 të tjera u vranë nga dora e burrave.
Irena Shtraza, përfaqësuese e AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, na tregon më tepër në një intervistë për Historia Ime.
Ne e dimë që femrat sot dhunohen në mënyrë të vazhdueshme qoftë fizikisht, seksualisht, verbalisht apo psikologjikisht. Në punën tuaj janë të shumta rastet që raportohen apo që kërkojnë ndihmë dhe mbështetje?
“Per shkak se vajzat dhe grate jane gjithmone e me te ndergjegjesuara qe dhuna ndaj tyre eshte e papranueshme, raportimi i rasteve eshte shtuar nga viti ne vit. Nuk mendojme se kjo tregon qe jane shtuar rastet pasi dhuna me baze gjinore ka qene gjithnje e pranishme ne familjet dhe shoqerine shqiptare, thjesht tani raportohet me shume dhe ka me shume mekanizma mbrojtes qe i japin grave me shume siguri. Gjate vitit 2020, 2980 gra raportuan dhunën në polici, ndërkohe 6 të tjera u vranë nga dora e burrave.”
Po periudha e pndemisë si ndikoj ? Fakti që shumë persona mbetën të papunësuar si rezultat i pandemisë, a coj kjo në rritje të grave dhe vajzave të reja të dhunuara?
“Gjate vitit 2020, u vu re qe pandemia i vuri akoma me shume ne rrezik nga dhuna ne familje vajzat dhe grate qe u detyruan te rrine brenda mureve te shtepise me dhunuesit e tyre. Pamundesia per te dale lirisht jashte dhe per t’u mbeshtetur tek rrethi i miqve, varesia financiare (nje pjese e tyre humben punen per shkak te pandemise), mungesa e informacionet rreth ku mund te kerkonin ndihme, bene qe fillimisht te uleshin ndjeshem numrat e denoncimeve. Pas fushatave ndergjegjesuese lidhur me sherbimet per grate qe vuanin nga dhuna, pati nje rritje shume te ndjeshme te raportimeve dhe telefonatave per ndihme, ne dy muajt e izolimit u trefishuan thirrjet per ndihme ne Linjen Kombetare te keshillimit falas 116117.”
Kryesisht dhuna që përjetojnë vjen nga familja, vëllai, babai, bashkëshorti, kolegë pune, miq, të panjohur?
“Dhuna ndaj vajzave e grave, duke marre parasysh statistikat nderkombetare por edhe ato kombetare qe kane te njejtin trend, ushtrohet kryesisht nga partneret intime te vajzave e grave qofte ky ish/i dashur, ish/bashkejetuesi, ish/i fejuari, ish/bashkeshori. Mesatarisht rreth 70% e rasteve te dhunes ndaj grave perfshijne partneret intime.”
Si organizatë, a ofroni shërbime psiko-sociale për gratë dhe vajzat e dhunuara?
“Shume organizata grash neper te gjithe Shqiperine ofrojne nje game te gjere sherbimesh per grate e dhunuara si mbeshtetje psikologjike, keshillim dhe asistence ligjore, strehim afatshkurter dhe afatgjate, fuqizim ekomomik si formim prof. dhe ndermjetesim per puensim, mbeshtetje lidhur me femijet, etj. Rrjeti i Fuqizimit te Gruas ne Shqiperi qe perbehet nga 10 organizata anetare ne te gjithe shqiperine, ofron mbeshtetje per mesatarisht 1700 gra e vajza te dhunuara ne vit ne te gjithe vendin, nderkohe qe pjese e ketij rrjeti eshte edhe organizata qe ofron sherbimin e Linjes Kombetare te Keshillimit falas, operative 24 ore ne 7 dite te javes. Mbajeni mend numrin 116117 dhe tregojani kujtdo qe duhet te keshillohet me nje menaxher rasti apo psikolog per te mbrojtur veten nga dhuna.”
A keni ndërmarrë kohët e fundit ndonjë projekt ose iniciativ me në fokus femrat e dhunuara?
“Ne si organizata me mbeshtetjen e pakursyer te shume donatoreve zbatojme dhjetera projekte per mbrojtjen dhe fuqizimin e grave te mbijetura te dhunes me baze gjinore, duke u bera shtylla kryesore ku mbeshtetn sherbimet sociale per kete kategori ne vendin tone. Sherbimet publike per kete kategori jane te kufizuara ndaj roli i shoqerise civile mbetet i pazevendesueshem.”