27 Janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Holokausti i cili rezultoi në vrasjen e një të tretës të popullit hebre, së bashku me anëtarë të panumërt të pakicave të tjera duke përfshirë edhe anëtarë të komunitetit LGBT.
Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, midis 5,000 dhe 15,000 burra të akuzuar për homoseksualizëm u dërguan në kampe, ku, të rënduar nga turpi i trekëndëshit rozë ose “Rosa Winkel”, ata u përballën me abuzime të tmerrshme – duke përfshirë terapi konvertimin eksperimentale dhe tortura. Ata u përjashtuan dhe keqtrajtuan edhe nga të burgosurit e tjerë.
Gratë lezbike nuk u vunë në shënjestër dhe teknikisht u përjashtuan nga Paragrafi 175, por u përballën me një klimë armiqësore dhe herë pas here dëboheshin për shkak të ‘asocialitetit’.
Për më tepër, ka rrëfime të të burgosurve interseksualë të cilët përdoreshin për eksperimente mjekësore, veçanërisht nga dora e mjekut të ashtuquajtur “Engjëlli i Vdekjes” dhe oficerit SS të Aushvicit, Josef Mengele.
Një i mbijetuar homoseksual i Holokaustit, dëshmia e të cilit hedh dritë mbi gjendjen e vështirë të viktimave LGBT+, ishte Pierre Seel. Që adoleshent, ai u dërgua në Schirmeck-Vorbruck në vitin 1941 pasi Gestapo kishte marrë në dorë një listë të policisë lokale që e dokumentonte atë si homoseksual. Atje ai rrëfen tmerrin me të cilin përballej në mënyrë sistematike, duke kulmuar me ekzekutimin e të dashurit para syve të tij.
“Në universin e të burgosurve, unë isha një element krejtësisht i papërfillshëm,” shkroi Seel në kujtimet e tij të vitit 1994, “Unë, Pierre Seel, homoseksual i dëbuar”.
“Krimi seksual ishte një barrë e shtuar për identitetin e një të burgosuri dhe unë mund të sakrifikohesha në çdo moment, në mënyrë indiferente apo në varësi të kërkesës së rojtarëve tanë të burgut.”
Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Lindore dhe Perëndimore mbështetën ligjin e vendit kundër homoseksualëve dhe shumë homoseksualë mbetën të burgosur deri në fillim të viteve 1970. (Ligji nuk u shfuqizua zyrtarisht deri në vitin 1994.)
Në disa vende të Evropës Lindore, ku ligjet homofobike kufizojnë shprehjen në lidhje me çështjet LGBT, aktivistët përballen me një sfidë më të madhe.
Një studim i vitit 2020 nga OSBE tregoi se në vende të tilla si Greqia, Rumania dhe Finlanda nuk u ofrua arsim fillor apo i mesëm për viktimat “e tjera” të persekutimit nazist.
Burime: euronews.com