Vezirja në Drag Race Italia

Për herë të parë në histori, në sezonin e tretë të Drag Race Italia, që transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+ do të marrë pjesë edhe një konkurente nga Shqipëria!
Vezira, është konkurrenjtja nga Shqipëria e cila po korr susese të njëpasnjëshme në vendin fqinj.
Drag Race Italia është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan RuPaul’s Drag Race.
Në sezonin e tretë e cila fillon transmetimi televiziv me 13 tetor, do të performojnë 13 mbretëresha drag, ne mesin e tyre dhe mbretëresha Vezirja. Juria është e përbërë nga Chiara Francini, Paola Iezzi, Paolo Camilli dhe Priscilla, të cilët do të gjykojnë garueset çdo javë në bazë të sfidave të ndryshme. Po ashtu, producent edhe këtë sezon do të jetë Dimitri Coçiuti.

Vezira, është një personazh i luajtur nga Aktori Aleksandër Seitaj i cili ka marrë pjesë edhe në shoë të rëndësishëm të humorit në vendin tonë.
“Megjithëse Shqipëria është ende shumë homofobike, unë përpiqem të eci përpara me krenari për të afirmuar artin tim”, është shprehur aktori.
Angazhimi i tij është një paralajmërim i qartë ndaj homofobisë që është ende e përhapur në Shqipëri. Megjithatë, Vezirja e vetëdijshme për rrezikimin e jetës së saj, mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj artistik, duke shpresuar që një ditë të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+ në vendin e saj.
Në intervista televizive ai ka zbuluar se grimin dhe veshjet i realizonte të gjitha vetë. Tepër i talentuar, ai e ka perfeksionuar rolin e Vezires, ku tashmë njerëzit dhe fansat e tij e identifikojnë si “drag queen-in” shqiptar./ HistoriaIme
