Turqia rrit masat kundër komunitetit LGBTQ+

Turqia vijon të ndërmarrë hapa shtetërorë kundër komunitetit LGBTQ+, duke ua vështirësuar akoma më tej jetën e kominitetit.
Së fundmi, Ministri i Arsimit atje njoftoi se një kurs fakultativ i quajtur “Familja në shoqërinë turke” është futur në kurrikulën shkollore për të ndihmuar në luftimin e “vlerave LGBT”.
Ministri i Arsimit Kombëtar i Turqisë, Yusuf Tekin, tha në një intervistë televizive të hënën se autoritetet kanë përgjegjësinë për të “luftuar” komunitetin LGBTQ+ dhe se një kurs i ri opsional i quajtur “Familja në shoqërinë turke” është shtuar në kurrikulën shkollore.
“Në kurrikulën tonë të re, familja është një temë prioritare”, tha Tekin për TV 24.
Duke mos specifikuar moshat që mund ta ndjekin këtë kurs, ministri tha se ai do të jetë i hapur duke nisur nga fillimi i këij viti shkollor.
“Ne duam të rrisim një brez që mund të pasqyrojë vlerat dhe pavarësinë e këtij vendi për brezat e ardhshëm. Ne jemi të detyruar të luftojmë në mënyrën tonë”, tha ai.
Madje, shteti turk duket se po shkon më tej, duke propozuar ndryshimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, pasi sipas tyre ato mbrojnë të drejtat LGBT.
“Nëse më pyet mua, ne duhet ta shikojmë këtë problem duke diskutuar tekstet bazë të të drejtave të njeriut që ne pretendojmë se janë universale,” tha ai.
Nën ushëheqjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia ka rritur presionin ndaj grupeve LGBT dhe ka ndaluar ngjarjet e Krenarisë.
Pas fitores së tij zgjedhore në maj, Erdogan dha sinjale se ai mund të rrisë presionin gjatë pesë viteve të ardhshme në detyrë.
“Ne do të bëjmë atë që i kemi premtuar kombit tonë në periudhën e ardhshme. Familja është e shenjtë për ne”, tha Erdogan. Ai akuzoi partitë opozitare si pro-LGBT.
Grupet islamike dhe konservatore kanë njoftuar se do të mbajnë një tubim anti-LGBT të quajtur “Mbledhja e Madhe Familjare Kundër Perversionit” të dielën.
Më shumë se 200 OJQ do të marrin pjesë në tubimin në Stamboll, thanë organizatorët.
“Ne jemi kundër propagandës LGBT dhe imponimit [të LGBTQ+],” tha Serdar Eryilmaz, sekretari i përgjithshëm i Platformës së Familjes së Madhe, në një intervistë në TVNet të hënën.
Në vitet e fundit komuniteti në Turqi ka qenë vazhdimësisht nën sulm.
Në një deklaratë skandaloze, një klerik i lartë mysliman në Turqi, Ali Erbaş, gjatë një ligjërate 2 vite më parë e cila është transmetuar në të gjitha xhamitë në Turqi, ka shënjestruar komitetin LGBTI dhe personat që jetojnë me HIv, duke thënë se personat LGBTI, shkaktojnë sëmundje.
Ali Erbas, kryetari i një komuniteti të financuar nga shteti i quajtur Diyanet, i cili drejton xhamitë dhe emëron imamët, pohoi gjatë predikimit të tij të përjavshëm se të jesh LGBTQ+ shkakton HIV/AIDS, ndërsa këto deklarata janë mbështetur edhe nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan aso kohe./HistoriaIme