Turizmi LGBTQ+, miliona dollarë fitime

Miliona njerëz udhëtojnë çdo vit në mbarë botën, ndërsa turistët shpenzojnë shuma të mëdha parash në vendet pritëse.
Vendi ynë është një ndër vendet me potencial të jashtëzakonshëm të turizmit pothuajse në të katër stinët e vitit.
Por, fatkeqësisht Shqipëria deri në këto momente nuk ka bërë pothuasje asgjë për të tërhequr milionat që sjell turizmi LGBTQ+.
Të dhënat e prezantuara në vitin 2022 nga Observatori AITGL tregojnë se 12% e udhëtarëve në Evropë janë LGBT+ dhe në vitin 2019 ata xhiruan 75 miliardë dollarë.
Për sa i përket të ardhurave, vlera totale e tregut global të turizmit LGBT është planifikuar të arrijë në 568.5 miliardë dollarë deri në vitin 2030 sipas“Reports and Insights”.
Tregu i turizmit LGBT i referohet segmentit të industrisë së udhëtimit që kujdeset në mënyrë specifike për individët lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) dhe nevojat e tyre të udhëtimit. Ky treg është rritur ndjeshëm vitet e fundit pasi më shumë destinacione dhe biznese njohin rëndësinë e mirëpritjes dhe shërbimit ndaj komunitetit LGBT.
Në raportin e vitit 2016, Organizata Botërore e Turizmit deklaroi se 5% deri në 10% e të gjithë turistëve në mbarë botën identifikohen si LGBT. Organizata i përshkruan ata si një grup “që udhëton më shpesh dhe shfaq modele shpenzimesh më të larta se mesatarja”.
Udhëtarët LGBT kanë nevoja dhe preferenca unike kur bëhet fjalë për udhëtime, dhe industria e turizmit nëpër vendet perëndimore është përgjigjur me një sërë produktesh dhe shërbimesh të dizajnuara për të përmbushur këto nevoja. Këto mund të përfshijnë akomodim, ngjarje dhe turne miqësore për LGBT, si dhe përpjekje për marketing dhe komunikim që synojnë në mënyrë specifike komunitetin LGBT.
Amerika e Veriut, Amerika Latine, Evropa, Azia Paqësori, Lindja e Mesme dhe Afrika janë disa nga zonat kryesore rajonale për të kuptuar zgjerimin global të tregut për tregun e turizmit LGBT.
Në Itali sipas të dhënave të institucioneve, në muajt Korrik-Shtator 2021 vendin e vizituan 1.6 milionë turistë LGBT, të cilët qëndruan mesatarisht 5 netë dhe shpenzuan 187 euro në ditë, duke sjellë një xhirro prej 1.4 miliardë eurosh vetëm për këtë periudhë.
Vendi më i afërt me Shqipërinë që ofron turizëm LGBT+ është është Italia, e cila renditet e gjashta ndër destinacionet që ofrojnë eksperiencën më të mirë turistike LGBT+, pas Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Turistët e intervistuar tregojnë 3 aspekte themelore për zgjedhjen e Italisë: niveli i mikëpritjes së komunitetit LGBT (50%), niveli i kujdesit dhe pastërtisë (44.7%) dhe lehtësia e aksesit në shërbimet mjekësore dhe shëndetësore (42%). / HistoriaIme