Vlorë, “Urdhëri i Mbrojtjes” nuk e mbron dot gruan nga akti çnjerëzor në sy të fëmijëve
Një video tronditëse ku shfaqet një burrë duke ushtruar dhunë ndaj ish-gruas në prani të dy fëmijëve të mitur është regjistruar sot nga një qytetar. 44 – vjeçari i identifikua si Ilir Paja, godet në mënyrë të pamëshirshme ish- gruan me inicialet M.C, e cila mundohet t’i shmanget me dy fëmijët në krahë. Ngjarja dramatike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në afërsi të tregut kryesor të qytetit.
Policia e Vlorës reagoi në lidhje me videon e publikuar, duke identifikuar autorin si dhe duke bërë shoqërimin dhe arrestimin e menjëhershëm të tij.
“Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-Mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë”, sqaron policia e Vlorës.
Burime nga Report TV, bëjnë me dije se çifti kishte tre vite që ishte divorcuar dhe gruaja ishte pajisur që prej vitit 2014 me një urdhër mbrojtje.
VIDEO:
Detajet e Urdhrërit të Mborjtjes të lëshuar nga gjykata në vitin 2014:
“Titulli Marsela Paja [Paditës] Kundër: Ilirjan Paja [I Paditur]
Numri i Çështjes 90109-01498-61-2014 Numri i Aktit 698
Data e Regjistrimit 2014-05-16 Regjistri Kërkesa Civile
Tipi i Çështjes Çështje Civile të Veçanta
Lloji i fillimit Gjykim Fillestar
Kategoria Heqje Zotesie Per te Vepruar
Statusi Mbyllur
Objekti i Padisë Lëshimin e urdhrit te menjëhershëm te mbrojtjes
Baza ligjore Ligji Nr. 9669 date 18.12.2006 ‘”Për masat ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
Shkelja e Urdhërti të Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata përbën vepër penale sipas Nenit 320 të Kodit Penal i cili parashikon dënim deri në dy vjet burg.
/l.k./